Ismail Qemali

Telegrami i Ismail Qemalit në 1912 për fuqitë e mëdha: Ndërhyni, përndryshe Shqipëria…

20 Shkurt 2020, 09:15| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 09:18

  • Share

“L’Echo de Paris” ka botuar, të dielën e 29 dhjetorit 1912, në faqen n°3, një telegram të Ismail Qemalit drejtuar asokohe ministrave të Fuqive të Mëdha, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Një telegram nga kreu i qeverisë së përkohshme shqiptare për fuqitë e mëdha

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi: Bibliothèque nationale de France

(Nga korrespondenti ynë i veçantë)

Romë, 28 dhjetor.

Qemal Pasha, kreu i qeverisë së përkohshme shqiptare, i ftoi ministrant e fuqive të mëdha, nëpërmjet një telegrami, që të ndërhynin sa më shpejt, për t’u dhënë fund armiqësive midis Greqisë dhe Turqisë, “sepse zgjatja e luftës, thotë Qemal Pasha, do të shkaktonte në Shqipëri, gërmadha dhe plagë të të gjitha llojeve, dhe përfundimisht do ta dërgonte këtë vend të shkretë në rraskapitje dhe uri”. — C.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?