Sergio Ramos

Telefonata me trajnerin, Sergio Ramos tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar

23 Shkurt 2023, 18:26| Përditesimi: 23 Shkurt 2023, 18:31

  • Share

Mbrojtësi spanjoll i Paris Saint-Germain, Sergio Ramos ka njoftuar sot tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar, duke treguar se kishte marrë një telefonatë nga trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, që tregonte se ai nuk do të ishte pjesë e planeve të tij për të ardhmen.

36-vjeçari bëri 180 paraqitje për "Furinë e Kuqe", duke vendosur rekord. Gjatë një karriere që zgjati mbi 17 vjet, Ramos fitoi dy Kampionate Evropiane dhe Kupën e Botës në 2010.

Ish-lojtari i Real Madrid thekson në deklaratën e tij se do të kishte dashur ta përfundonte periudhën me Spanjën në një moment më të mirë dhe jo të kushtëzohej nga mosha.

Ramos tani do fokusohet me PSG-në, aty ku ka kontratë deri në fund të sezonit aktual. Veterani ka qenë titullar i rregullt për ekipin e Christophe Galtier këtë sezon, duke u rikuperuar nga sezoni i parë që u ndërpre për shkak të lëndimeve.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?