Foto ilustruese

Kavajë/ Rrezikonte të mbytej, shpëtohet 10 vjeçari në plazhin e Spillesë

23 Korrik 2022, 18:21| Përditesimi: 23 Korrik 2022, 18:48

  • Share

KAVAJË- Rreth orës 16:00 të ditës së sotme, një fëmijë 10 vjeçar është arritur të shpëtohet pasi rrezikonte të mbytej, ai u shpëtua menjëherë nga policia kufitare dhe  vrojtuesi i plazhit të cilët i dhanë ndihmën e parë.

Policia kufitare e Spillesë teksa ishte në patrullim bashkë me vrojtuesin e plazhit, që në momentet e para konstatuan 10-vjeçarin që kishte pirë shumë ujë dhe rrezikonte mbytjen duke i ardhur menjëherë në ndihmë.

10 vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal Kavajë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?