Pamje nga vendngjarja

Teksa konflikti përshkallëzohej në Siri, Turqia neutralizon 26 militantë

6 Tetor 2023, 22:56| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 00:25

  • Share

Forcat e Sigurisë të Turqisë i vazhduan të premten sulmet ndaj militantëve kurdë në veri të Sirisë dhe në lindje të Turqisë, njoftuan autoritetet turke.

Ankaraja tha se do të vazhdojë t’i shkatërrojë resurset e tyre nëpër rajon, duke e përshkallëzuar konfliktin gati një javë pas sulmit me bombë në afërsi të Parlamentit turk në Ankara, shkruan REL.

Ushtria i “neutralizoi” 26 militantë kurdë në veri të Sirisë gjatë natës, si hakmarrje për sulmin me raketë ndaj një baze turke, tha Ministria e Mbrojtjes.

Turqia e përdor shprehjen “neutralizim” për të nënkuptuar “vrasje”, raporton Reuters.

Si pasojë e sulmit me raketë në bazën turke nga milicia kurde e Sirisë u vra një oficer i Policisë së Turqisë dhe u plagosën shtatë policë dhe ushtarë më zonën Dabiq në veri të Sirisë të enjten mbrëma, tha Ankaraja.

Turqia, po ashtu, kreu sulme ajrore dhe i shkatërroi 30 caqe militante në zona tjera në veri të Sirisë, përfshirë një pus nafte, një magazinë dhe mburoja, tha Ministria e Mbrojtjes.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?