James Cameron

Teknologjia mund të kthehen në rrezik serioz për njerëzimin! Regjisori James Cameron: Unë ju paralajmërova që në 1984

22 Korrik 2023, 12:02| Përditesimi: 22 Korrik 2023, 12:04

  • Share

Shumë prej të ashtuquajturve ‘kumbarë’ të inteligjencës artificiale kanë lëshuar kohët e fundit deklarata se përparimet në teknologji mund të kthehen në rrezik serioz për njerëzimin. Së fundmi regjisori James Cameron ka shprehur alarmin për këtë situatë.

James Cameron ka ndarë të njëjtin mendim me shumë prej ekspertëve të inteligjencës artificiale se avancimi i teknologjisë mund të kthehen në rrezik serioz për njerëzimin.

“Mendoj se ne do të futemi në ekuivalentin e një gare armësh bërthamore me inteligjencën artificiale dhe nëse nuk e ndërtojmë atë, të tjerët me siguri do ta ndërtojnë, dhe në këtë mënyrë do të përshkallëzohet. Mund të imagjinoni një arenë ku lufton inteligjenca artificiale. E gjithë lufta bëhet me kompjutera me një shpejtësi që i lë njerëzit të paaftë për të ndërmjetësuar dhe pa asnjë mundësi për t’i kthyer gjërat siç ishin”, tha Cameron.

Për më tepër, shumë prej ashtuquajturve kumbarë të inteligjencës artificiale kanë lëshuar kohët e fundit paralajmërime për domosdoshmërinë e futjes brenda një kornize ligjore të kësaj teknologjie, përpara se ajo të kthehet në një kërcënim më të madh për njerëzimin.

Fituesi i çmimit Oscar dhe mjaft i vlerësuar nga kritika për filmat e tij "Titanic" dhe "Avatar", ndër të tjerë, ka qenë edhe njëri prej skenaristëve të filmit aksion fantastiko-shkencor “Terminator”.

Nën interpretimin e Arnold Shcvarzenegger, filmi ishte një sukses botëror kur u lançua për herë të parë në 1984 dhe shumë prej atyre që e mbajnë mend mund ta kenë sjellë shpesh ndërmend 2-3 vitet e fundit, për shkak të pikëpyetjeve të mëdha që ka ngritur avancimi i shpejtë i teknologjisë robotike.

Cameron tha se është e rëndësishme të vlerësohet se kush po e zhvillon teknologjinë dhe nëse këta individë po e bëjnë atë gjë për përfitim.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?