Teknologjia dhe jeta sedentare sjellin më shpejt pubertetin, mësuesja në 'Përballje': Prindërit nuk janë të përgatitur! Çelo: Fëmija t'i drejtohet specialistit

29 Prill, 14:47| Përditesimi: 30 Prill, 09:55

  • Share

Një studim italian ka zbuluar se mosha e pubertetit për dy gjinitë është ulur. Sipas studimit shkak është bërë teknologjia, tashmë pjesë e pandarë e fëmijëve, si dhe jeta sedentare që bëjnë në mungesë të aktiviteteve fizike.

Mund të themi se për vajzat puberteti nis që në moshën 8 vjeç, ndërsa për djemtë në moshën 9-vjeçare.

Në ‘Përballje’ në Report Tv për të diskutuar për këtë fenomen edhe në vendin tonë, Eralda Bejleri me profesion mësuese tha se ndryshimet në sjellje të vajzave dhe djemve tashmë janë evidente në moshë të hershme.

'Ne jemi të parët që përballemi me këto mosha. Vihet re ky ndryshim. Ka filluar shumë herët. Janë shenja të vogla. Janë ato pëlqimet e para. Mund të ketë diku ndonjë shkëmbi letre, ndonjë vizatim. Mund të ketë dhe shenja të tjera, gocave mund tu duket vetja e shëmtuar, sikur nuk do ta pëlqejnë të tjerët.

Djemtë e kanë në sjellje, duan të duken. Ngrenë zërin, duan të bien në sy. Janë më ekspresiv sesa adoleshentët e kaluar. Janë edhe më kurioz', tha Bejleri për Rovena Nezirin.

Desdemona Çelo në lidhje skype u shpreh se ndryshimet mund të jenë shokuese si për prindit, ashtu dhe për fëmijët, por në çdo rast sipas saj duhet komunikim.

'Si studimi i fundit në 2023 në Itali për nisjen e hershme të pubertetit, në këto ritme jemi edhe në vendin tonë. Për vajzat ka filluar nga 8 deri 13 vjeç. Për djemtë nga 9 deri në 14 vjeç. Ndryshimet në sjellje janë të njëjta me ato që ndodhin në një moshë të vonë. Janë ndryshime fizike. Tek vajzat kemi një rritje në trup. E njëjta gjë ndodh edhe tek djemtë. Kemi një trashje të zërit. Kemi edhe ndryshime në nivelin psikologjik.

Këto ndryshime fillojnë më herët dhe gjendje psikologjike emocionale mund të jetë shokues. Edhe për prindërit mund të jetë shokues. E rëndësishme është marrëdhënia prind-fëmija. Puberteti është tranzicioni nga fëmijëria në moshën adulte. Komunikimi i duhur i prindit ka një vlerë për këto ndryshime, prindi duhet të shkoj në rrjedhën e fëmijës dhe të mos e trembi fëmijën. Nëna duhet të flasi me vajzat, po ashtu dhe babai me djemtë. Tranzicioni duhet të vijojë me prindin', tha Çelo. 

Bejleri shton një këshillë për prindit që t’i mbajnë afër fëmijët dhe të vërejnë luhatjet në gjendjen e tyre emocionale.

'Prindi është shumë mirë ta mbajë afër fëmijën në këtë periudhë. Se si fëmija e vet qaset me problemet në këtë periudhë. Nëse fëmija ka luhatje, të bisedojë me psikologët e shkollave. Prindërit nuk janë shumë të përgatitur. Jo të gjithë janë gati të dëgjojnë çdo shqetësim të fëmijëve të tyre.    

Pamundësia e fëmijëve për të bërë atë jetën e fëmijërisë i shtyn drejt televizionit, teknologjisë. Më vjen keq që sot jam në një media dhe po them diçka kundër emisioneve të ndryshme sociale në orarin që fëmija kthehet nga shkolla. Dhe prindi harron teksa fëmija dëgjon gjithçka. Dhe atij i vritet veshi gjithë kohës. Nuk ka një fashë orare për një emision që i përket tërësisht fëmijëve', shtoi mësuesja.

Mjekja obstetër-gjinekologe Donika Beba evidentoi si shkaqe të këtyre ndryshimeve të pazakonta edhe kequshqyerjen dhe mbipeshën, e cila shkaktohet nga ushqimet e gatshme apo pijet me shumë sheqer.

'Puberteti është gjendje fiziologjike. Fillon kur shkëputesh nga fëmijëria. Kjo moshë fillon në moshë normale, është vënë re vitet e fundit që tek vajzat mund të ketë shenja të parakohshme para moshës 8 vjeç.

Meshkujt mund të bëhen grindavec, vajzat mund të kenë luhatje të emocionit. Në Shqipëri lidhur dhe jo me kulturën jo adekuate, nuk është se prindërit kanë një qasje të përafërt për t’iu afruar fëmijëve në këtë periudhë. Vetëm kur vajzat mbyllen ose ku djemtë fillojnë e ngrenë zërin. Nuk rezulton se prindërit vijnë në këtë kohë për tu konsultuar për fëmijët e tyre.

Mbipesha është ajo pesha më e madhe që shkakton çrregullimet e kësaj faze. Jeta sedentare dhe mungesa e aktivitetit fizik janë ato që mund ta përkeqësojnë këtë situatë', u shpreh Beba. 

Psikologia shton se prindërit duhet të jenë të informuar për këto ndryshime.

'Për prindërit, është e rëndësishme të informohen pse ndodhin këto ndryshime. Një nga faktorët e këtyre ndryshimeve ka qenë gjendja e ankthit gjatë izolimit në pandemi. Nuk duhet të vënë gishtin tek fëmijët, por duhet të drejtohen tek specialistët. Ky është hapi i parë, për t’u identifikuar këto ndryshime. Prindi të informohet dhe të marri këshilla. Ndërsa për fëmijët që kanë këto ndryshime, të kërkojnë ndihmë. Kanë rastin dhe luksin të kenë një psikolog në ambientet e shkollës', theksoi psikologia.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?