Tedi Blushi

Tedi Blushi: Rama përgjegjësi për largimin e shqiptarëve, po i detyron të rrezikojnë jetën në kanalin e La Manshit

5 Nëntor 2022, 20:27| Përditesimi: 5 Nëntor 2022, 20:28

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë një reagim për emigrimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Blushi shkruan se kryeministri Edi Rama është përgjegjës për emigrimin e tyre.

Sipas tij, politika që ka ndjekur Edi Rama është shpopullimi i vendit, duke i detyruar shqiptarët të rrezikojnë jetën duke kaluar me gomonë në kanalin e La Manshit.

“Shqiptarët po ikin sepse Edi Rama është armiku i lirive të tyre, është armiku i demokracisë dhe shtetit ligjor, është autori i vrasjes së shpresës së të rinjve, i konflikteve dhe përjashtimeve të thella sociale, në nivele të tilla sa që po i detyrojnë të rrezikojnë edhe jetën duke kaluar La Manshin me gomone!

Vetëm një faqezi, shpirtshitur dhe gjakprishur si Edi Rama mund të vinte në zbatim një filozofi kaq antikombëtare sa shpopullimi i Shqipërisë! Ai është autori dhe përgjegjësi kryesor! Ndaj të gjithë qytetarët në 12 Nëntor do të kërkojnë largimin e Edi Ramës për të ndaluar shpopullimin e vendit dhe korrupsionin vrastar të "Rilindjes”, shkruan Blushi.

Në fund Blushi u bën thirrje qytetarëve që të dalin në protestën e 12 nnëtorit, për të rrëzuar qeverinë e Ramës dhe për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • asolingo: 06/11/2022 10:43

    Iku koha e hashashit,LSI dhe dembelave te PD.Kush eshte i zoti pune ka plot.Nuk e kuptoj japin nga 10.000€ per e Angli apo diku tjeter dhe nuk preferojne te punojne ne vendin e tyre ok me pak leke por pa stres,punon spunon ka ku te flera gjume.Vertet pjesa me e madhe e shqiptareve kane blere shtepi,makina etj por me kredi bankare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?