Tedi Blushi

Politikë

Tedi Blushi mbështet retorikën e Metës, akuzon Autoritetin e Dosjeve: Janë ‘super-fëlliqësira’ që falsifikojnë dhe mashtrojnë

23 Shtator 2022, 16:02| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 16:05

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i PLS-së, Tedi Blushi ka qëndruar në një linjë me kryetarin e tij, duke i quajtur anëtarët e Autoritetit të Dosjeve “super-fëlliqësira”, pasi sipas tij falsifikojnë dhe mashtrojnë, duke cenuar kështu të drejtat e të përndjekurve politikë nga ish-sigurimi i Shtetit.

“Mashtrimi dhe falsifikimi i dokumentave janë vepra të rënda penale, sidomos kur kryhen nga zyrtarë përgjegjës për mbrojtjen e autenticitetit të tyre. Superfëlliqësira janë ata që falsifikojnë dhe mashtrojnë duke cenuar të drejtat dhe privatësinë e të përndjekurve nga ish-Sigurimi i Shtetit.  Të tillë jeni sa kohë keni shkelur me vetëdije dhe në bashkëpunim ligjet. Ju që u vutë në alarm nga e-mail anonim i një sigurimsi VFLP dhe për një ditë bëtë 7 vendime dhe shkelët 6 herë ligjin, ju e dini shumë mirë se kush është I.M. Ju që nga 3 Gushti nuk i ktheni përgjigje viktimës për të cilën u “alarmuat", ju jeni të korruptuar deri në fyt nga Edvin K. Rama dhe Larva e tij, me leje ndërtimi dhe ndërtime pa leje. Turp që për hir të korrupsionit tuaj dhe të të afërmve tuaj mashtruat Kuvendin dhe opinionin publik.  Nuk keni për t'i shpëtuar kurrë dënimit ligjor! Koha e sigurimsave dhe e patronazhistëve ka përfunduar njëherë e përgjithmonë!”, shkroi Blushi.


Lajmi kryesor:

Meta i quajti '5 fëlliqësira të korruptuar', reagojnë anëtarët e Autoritetit të Dosjeve: Vetëm fyen! Organet e drejtësisë të bëjnë punën për padinë e tij


D.GJ/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?