VIDEOLAJM/ Tedi Blushi fillon të recitojë si Ilir Meta: Lumja t'i moj Korça lule...

20 Prill, 22:44| Përditesimi: 20 Prill, 22:50

  • Share

Tedi Blushi ka nisur të recitojë si kryetari i tij, Ilir Meta. Teksa ka zhvilluar një takim në Korçë, Blushi ka ndarë edhe një video teksa reciton "Lumja t'i moj Korça lule, që le pas shoqet e tua, si trimi në ballë u sule ta paçim përjetë hua".

Blushi është një nga të besuarit e Ilir Metës, ndërsa ai e ka propozuar edhe si sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë.

Mes rreshtave, edhe Blushi shkruan se nuk i pranojnë tradhtarët, akuza këto që janë interpretuar se i drejtohen grupit të Kryemadhit.

"Lumja t'i moj Korça lule, që le pas shoqet e tua, si trimi në ballë u sule ta paçim përjetë hua" Sonte në qytetin tim të lindjes, në Korçën e Rilindjes së vërtetë, të dijes, kulturës, arsimit, patriotizmit dhe vlerave kombëtare, që gjithmonë ka prirë në betejat për Liri.

Sepse siç e thotë aq bukur Markeli: "Që kur kemi lerë, as jemi shitur, as jemi blerë". Korça ka në zemër Shqipërinë. Nuk e pranon dot tradhtinë, pabesinë, mashtrimin dhe intrigat ndaj Atdheut!

Me delegatët e Korçës që vrapojnë zjarr drejt Konventës Kombëtare historike të 27 Prillit dhe që mezi presin të votojnë për 5 prioritetet kryesore për 4 milion shqiptarë plus”, shkruan Blushi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gone: 22/04/2024 08:57

    Po qënka sëmundje ngjitëse mikrobi Metaj I ruajt zoti ata të Lesh e Lisë ( Partia e Likes) po ky gojëharapashi Ted Blushi tani u kujtua për Korçën.

    Përgjigju
  • Bledi: 21/04/2024 08:20

    Edhe palluqja Tedi Blushi,qenka bere si Likja,ja paska ngjitur semundjen e budallallikut Likja.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 21/04/2024 07:12

    Sa bukur do te luani futboll. do te kemdoni dhe recitooni me prangat ne duar o shushunja qe per me shume se 30 vjet i keni pire dhe vazhdoni ti pini gjakun ketij populli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?