Teatri Metropol prezanton muzikalin “Të mirësjellshmit” për fëmijët në shesh!

1 Qershor 2020, 17:23| Përditesimi: 1 Qershor 2020, 17:45

  • Share

Artistët e Teatrit të Metropolit për herë të parë pas pandemisë COVID 19 rikthehen pranë publikut, kësaj here me ritmet e muzikës cilësore jazz, blues, swing dhe salsa. Shfaqja “Të mirësjellshmit” u prezantua në një hapësirë publike, në parkun “Rinia”nën regjin e Elona Hysenit, e cila përmes interaktivitetit më fëmijët, solli përveçse muzikës së All in Band edhe këngë të kënduara nga Amri Hasanlliu enkas për spektatorët e vegjël

“Është shumë emocionuese, pasi kemi qëndruar të gjithë në shtëpi, edhe ky ka qenë një event (1 Qershori) që na ka shijuar të gjithëve”, rrëfen regjisorja Elona Hyseni.

Muzikantët e All In Band, këngëtarët, së bashku me aktorët e balerinët kënduan edhe kërcyen bashkë me fëmijët, duke u përcjellë atyre mesazhin se si të jenë më të mirësjellshëm edhe mirënjohës në jetë.   

Edukimi i fëmijëve përmes artit, muzikës dhe kërcimit, është një nga qëllimet e tjera të kësaj shfaqje.

“Nuk mund të jesh thjesht një spektator, por mund të jesh pjesë e skenës. Kjo është motoja jonë për spektatorët”, thotë regjisorja.

Regjisorja na rrëfen edhe ditët e pandemisë në shtëpi, si artiste, e cila punën e saj e ka të lidhur ngushtësisht me spektatorin. 
“Ne kemi të bëjmë me masën, publikun, një gjë që krijojmë se bëjmë për vete, por për masën e gjerë. Prandaj  ky moment ka qenë shumë i mirë për ne, për të bërë hapat e dikurshëm, që kemi pas për të bërë. Prandaj mendoj se për çdo artist është shumë e vështirë të qenurit në shtëpi”, thotë Hyseni.

Teatri i Metropolit prej dy muajsh prezanton shfaqjet e saj online edhe në kanalin e radiotelevizionit Publik Shqiptar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?