Presidenti Ilir Meta me artistët

'Teatri', Meta i përgjigjet me urgjencë thirrjes së Robert Ndrenikës, takon artistët, ja mesazhi i tij

4 Prill 2018, 14:08| Përditesimi: 4 Prill 2018, 14:17

  • Share

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot me kërkesë të tyre, një përfaqësi artistësh, të kryesuar nga aktori i mirënjohur, Robert Ndrenika, vetëm dy ditë pas thirrjes së fortë të Ndrenikës se pse hesht Meta për debatin mbi Teatrin Kombëtar.

Aktorët e njohën Presidentin Meta me shqetësimin e tyre dhe të komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, që është kthyer së fundmi në një debat publik.

Presidenti Meta, pasi i dëgjoi me vëmendje shqetësimet e tyre, theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm e të transparencës për këtë çështje të rëndësishme, në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare.

Komento

Komente

  • Ceni: 07/04/2018 12:40

    Ilir meta as ta ben as te leshon shqip ka frike nga ed Rama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?