Teatri i Kukullave çel dyert, fëmijët: Ëndrra jonë të bëhemi artistë!

1 Qershor 2020, 17:20| Përditesimi: 1 Qershor 2020, 17:38

  • Share

Punimet e fëmijëve në pikturë dhe skulpturë, të cilat kanë lindur si fryt i imagjinatës së tyre gjatë pandemisë COVID 19, janë ekspozuar nën titullin “Trashëgimia kulturore” në hollin e Teatrit të Kukullave.

“Gjatë pandemisë ne kemi pikturuar në shtëpi”. 

Artistët e së ardhmes nën kujdesin e zyshës së pikturës, kanë trajtuar tematika të ndryshme, ku mes tyre dominon marrëdhënia e tyre më natyrën

“ Për fëmijët e kursit të skulpturës nuk është hera e parë, që ne kemi punuar online, por marrëdhënia e tyre me ngjyrat edhe dashuria për pikturën, ua ka lehtësuar edhe më shumë punën, e cila është finalizuar në këtë ekspozitë në Teatrin e Kukullave”, shprehet Sala.

E në këtë datë të shënuar, në 1-Qershor, që fëmijët festojnë takimin me njëri tjetrin pas pandemisë, por edhe festën e fëmijëve, ata na rrëfejnë ëndrrat për të ardhmen.

“Ëndrra ime është që të bëhem piktore”, shprehet një nga piktoret e vogla.

“Besoj se në të ardhmen do të bëhem piktore ose violiniste”, një tjetër fëmijë, e cila ka edhe një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e saj: Ruani distancën, edhe tregoni kujdesin e duhur, derisa kjo pandemi të largohet përfundimisht.

Përpos ekspozitës, fëmijët në këtë ditë të veçantë u njohën nga afër dhe me kukullat e personazheve të dashur, si Tre derrkucët, E bukura dhe Bisha, e shumë të tjerë, të cilët i kanë parë në skenën e Teatrit të Kukullave.  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?