Teatri, fadromat zunë në befasi opozitën: Basha ishte në gjumë, Monika në shtëpi

17 Maj 2020, 18:26| Përditesimi: 17 Maj 2020, 21:22

  • Share

Aksioni i policisë dhe fadromave, që në 03:00 të mëngjesit rrethuan e më pas shembën Teatrin Eksperimental dhe Teatrin Kombëtar, zuri të papërgatitur opozitën që të enjten siguroi se do të bënte roje 24 orë në mbrojtje të godinës, ashtu si e kishte organizuar prej shumë muajsh një grup artistësh. Por në mbërritjen e fadromave Teatri ishte gati bosh.

Lulzim Basha, ashtu siç ndodhi edhe të enjten në mbrëmje në natën e parë të turnit të tij, kishte qëndruar aty deri në orën 01:00 dhe lajmi i prishjes e kapi përmes një telefonate ndërsa flinte. Brenda Teatrit kishin mbetur një grup artistësh dhe Flamur Noka, Edi Paloka, Gent Strazimiri, Klevis Balliu dhe Belind Këlliçi nga PD.

Rreth orës 3 të mëngjesit fadromat e nisën prishjen e Teatrit Eksperimental, ndërkohë që të gjithë ndodheshin brenda sallës tjetër të Teatrit Kombëtar pa marrë vesh se çfarë po ndodhte. Monika Kryemadhi, ndryshe nga sa tha, nuk ndodhej aty por u kthye nga shtepia pasi kishte nisur shembja e Teatrit Eksperimental. Policia më pas ka vazhduar shembjen e Teatrit Kombëtar duke e nxjerrë më parë të gjithë politikanët dhe artistët aty.

Disa militantë e akuzuan Monika se kishte ulur vigjilencën, pasi u kishte bërë thirrje të gjithëve të shkonin në shtëpi sepse do të mjaftonte prania e saj për të mbrojtur Teatrin nga fadromat. Edhe shkrimtarja Flututa Açka e akuzoi publikisht se u kishte kërkuar të largoheshin. Por ndryshe nga sa siguroi Monika, ngjarjet rrodhën ndryshe. Kur gazetarët e pyetën se pse kishte larguar militantët, Kryemadhi u përgjigj e nervozuar duke akuzuar gjithë mediat.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 18/05/2020 12:26

    Basha lyu koken me boje Monika po rruane Fecken qe binte ere Dhe Teatri u Rrezua Po te ishin keto mbrojtes as Bekenbauer nuk i mbante Jane sulmuse te rrezikshem

    Përgjigju
  • metalurgu: 18/05/2020 09:30

    Jam nje njohese e trashegimise kulturore. Ne fakt teatri nuk ka ndonje vlere arkitekturore, veçse ne kontekstin historik.Por ju moj Monika, Lulin nuk e akuzoj se eshte rishtar ne politike, ku ishit kur u shkaterruan me qindra uzina e fabrika, jo vetem qe ishin objekte ekonomike por edhe objekte te trashegimise kulturore moderne. I vute minat me idene se do te ndertonit te reja, edhe mundet por babezia dhe grykesia juaj nuk kishte fund. Ku jane fabrikat e industrise ushqimore, qe sot te mos merreshin konservat, salca, specat, receli nga Maqedonia por te prodhoheshin ne vend. I grasatonit dhe konservonit, po Metalurgjia pse u shkaterrua, u be objekt i vjedhjeve. Ne magazinat e saj kishte miliona dollare mallra, u vodhen e u shkaterruan. Keshtu qe mos beni hipokritin e te dredhni lot korkodili tani ne kete moment se nuk ju shkon. Politikanet e 30 vjeteve u bene miliardere e sot bejne te ndershmin. Duhet medoemos te zhdukeni nga skena politikwe nuk ju beson njeri, perjashto militantet e paguar ose ata qe genjehen lehte e nuk kane memorje. Ju pozite opozite ikni nje ore e me pare nga kjo politike e e beni pis kete vend.

    Përgjigju
  • fadromisti: 18/05/2020 08:36

    DERGO GRUAN TENDE E MONIKEN TE MA RRAHIN.UNE MORA 20 PERQIND RROG OR PALLE E MALOKA*IT.

    Përgjigju
  • sona: 18/05/2020 08:33

    Teatri u be mire qe uprish dhe boll luajten teater keto vemje politikanesh,Edi Rama ç'do gje qe e ka zene me dore e ka bere kryeveper!! Lereni te punoje ,eshte vizionar dhe per te do shkruaje historia !!!

    Përgjigju
  • Mona: 17/05/2020 23:20

    Nuk i ka ndjekur militantet se kishte bere marreveshje, por malokja ka pordhe i duket vetja e forte, o zot cfare mostre eshte kjo,specie e eger e rralle.Rraseni ne burg te na qetesohen veshet, kemi tre muaj hapnim televizorin degjonim vetem korona,u lirua pak gjendja tani degjojme sherret e idiotes, se nuk rri dot pa pushtet qe te vjedhe.

    Përgjigju
  • Cubi: 17/05/2020 21:04

    Ca behet keshtu more u bet turpi i botes. Na nxit faqen keni nga 7vjet qe beni veprime te papergjegjshme. Po te ishte kjo acka do bente namin sic e kan ber gjithmon. Eshte turp mor Monstra mor kufoma politike sic ju ka dhene dermen populli. Keq e me keq do shkoni sa te keni keto e keta hajduter ne krye. Qent politik.

    Përgjigju
  • Gomisti: 17/05/2020 20:10

    Fadromistin kapeni dhe rriheni publikisht ne bulevard me thupra....

    Përgjigju
    • Emigrant: 18/05/2020 09:21

      As he i ne mend ku ore,skeni ci beni gomarit te rrahim samarin.

    • Luli: 18/05/2020 08:24

      Pse apo se beri punen e tij? E di ti se c'do te thote te punosh?

  • Bruno: 17/05/2020 19:55

    Basha ne gjume !!! Nuk eshte e mundur.

    Përgjigju
  • dritan: 17/05/2020 19:39

    ka bere gjene e duhur.

    Përgjigju
  • Bimbushi: 17/05/2020 19:39

    Moni ty ke then se edi esht frikacak po Po rregullon shqiprin nga dal e nga dal? Munsisht pa u derdh asi pik gjak sikur jeni tu dash ju! Pyka se sju bie po se nuk keni pak turp

    Përgjigju
  • Petro: 17/05/2020 19:11

    Keshtu e keni vijen e sjelljes? Perca opoziten e targeto Moniken?

    Përgjigju
    • Pipi: 17/05/2020 23:55

      Po ca t'i percash opozites qe smbledh dot as gjysmen e robve qe mbledh Presidenti? Per Moniken ke te drejte, me doktoraturen qe mori s'e meriton t'i kerkojme llogari.

    • tan: 17/05/2020 19:40

      qenke spiun i vjeter,Petro

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?