Te Vllaznia të ekzaltuar pas fitores me Partizanin: Mund te vij edhe Balaj! Olsi Rama: Na mundën me 600 tifozë (VIDEO)

14 Dhjetor 2020, 12:34| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 19:28

  • Share

Vllaznia këtë fundjavë mori një fitore të vyer 1-0 kundër Partizanit, që e mban të qetë përkohësisht në krye të klasifikimit. Pas ndeshjes trajneri i shkodranëve ishte tepër i lumtur:

Thomas Brdariç, trajner i Vllaznisë: “Jam shumë i kënaqur dhe shumë i lumtur për skuadrën. Lojtarët kanë treguar një lojë të mrekullueshme dhe kanë zbatur detyrat me përpikmëri siç i kam kërkuar unë në një kohë kur kishim Partizanin kundër.”

Ndërkohë sponsori i klubit Alban Xhaferri nuk e mohon që në janar mund të nënshkruajnë me Bekim Balajn.

Alban Xhaferri, sponsor i Vllaznisë: “Janë diskutime të hapura. Balaj është i joni shkodran dhe shpresoj të bëhet edhe i skuadrës, por duhet parë edhe kontrata që ka lojtari.”

Në kampin kundërshtar, trajneri i Partizanit Ilir Daja, zbulon edhe detajin që vulosi ndeshjen.

Ilir Daja, trajner i Partizanit: “Nuk kishim ardhur për rezultat tjetër dhe shkoi që në pjesën e parë aty ku Vllaznia ishte dominuese në lojë. Ishte manovra jonë e gabuar në fazën e mbrojtjes çka solli që Vllaznia të merrte mesin e fushës. Kjo nuk duhet të ndodhi.”

Sakaq drejtori i Partizanit, Olsi Rama, thotë se ndikim në këtë ndeshje patën tifozët e Vllaznisë që ishin në stadium, edhe pse nuk lejohen për shkak të pandemisë.

Olsi Rama, drejtor i Partizanit: “Mendoj që është e patolerueshme dhe nuk është e ndërshme që të kesh kaq shumë tifozë që bëjnë tifozllik për ekipin e zemrës. I përshëndes tifozët shkodran se janë të mrekullueshëm, por ama nuk është ‘fair-play’ sepse ne luajmë në stadiumin tonë me 20-30 personat që lejon federata, ndërsa këtu ishin 500-600 tifozë.”

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?