Kandidatët për kreu e PD

Politikë

Të tre kundër Lulzim Bashës! Harxhi: Nuk merr dot vizën amerikane! Shehaj: Isha kundër strategjisë elektorale! Kadilli: Erë e re pa të dhe Berishën

29 Maj 2021, 07:41| Përditesimi: 29 Maj 2021, 07:45

  • Share

Kandidatët për kryetarë të Partisë Demokratike vijojnë fushatën brenda  partisë me takime në terren dhe në dalje televizive. Mbrëmjen e djeshme të tre kandidatët rivalë të Bashës kanë qenë të ftuar në 'Zonë e Lirë'

Edith Harxhi ishte shumë e shumë e ashpër me kryetarin aktual. Ajo u shpreh se Basha prej vitesh nuk udhëton drejt Amerikës dhe do të ishte e çuditshme nëse nuk do do shpallej “non grata”.  Harxhi përsëriti akuzën e bërë më parë nga ish-Presidenti Nishani që tha se kryetari aktual i PD-së ka pasur dijeni për shpalljen “non grata” të Berishës.

Kandidati tjetër për kreun e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 13 qershorit, Agron Shehaj ka folur për një ftohje me kryetarin aktual Basha. Ai tha se kjo ftohje ka ndodhur që para zgjedhjeve dhe ka pasur lidhje me strategjinë elektorale në zgjedhjet e 25 Prillit.

"Ftohja ka ndodhur para zgjedhjeve dhe ka pasur të bëjë edhe me strategjinë elektorale. Mendoj që largimi nga parlamenti na ka prishur shumë punë. Nëse nuk do ishim larguar Edi Rama nuk do të ndryshonte sistemin zgjedhor", tha Shehaj.

Ndërsa kandidati i tretë, Fatbardh Kadilli, paralajmëroi një erë të re në Partinë Demokratike pa Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.

"Në PD pas këtyre zgjedhjeve do të nisë era e ra pa doktorin dhe pa Lulzim Bashën. Manifestimi im politik sjell një PD të re. Berisha iku, Basha e kreu punën e tij me dështim, do ta heqim", tha ai.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 29/05/2021 11:42

    Sot po degjohet zeri kunder ne partine komuniste(demokrate) te shqiperise.. Shkoni e puthini kembet Edi Rames qe zbythi bishen e vicidolit

    Përgjigju
  • altin: 29/05/2021 11:00

    qe nuk do kete zgjedhje te drejta dhe reale kete e dine te gjithe.qe luli do rrij aty ku esht se keshtu do (non grata) dhe kete e dine te gjithe.edhe qe edi rames i leverdis qe shqupi te jete keshtu sic esht me lulin ne krye e klanin e kopilave qe ka per deputete dhe qe urrehen nga te gjith e prandaj humbi dhe votimet kombetare edhe kete e dine te gjithe.....sic e dime te gjithe qe pa nje opozite serioze konstruktive bashkpunuese ne temat thelbesore kombetare vendi yne do jete ne duart e te keqitme te vogel. Qe njeri duhet te paguaje per shkakun qe e la vendin pa opozite ai esht shefi i shqupit.nuk ma mer mendja qe demokratet e ndershem e te vertete nuk e kuptojne qe e vetmja rruge per te ringritur partine esht te iki plaku leva e plakut dhe legenat e leves se plakut....nqs fola pa emra jo se kam frike por jan shum dhe nuk ja vlen koha ti numeroj se i njohin te gjith

    Përgjigju
  • Begu: 29/05/2021 08:10

    Nese PD kryen zgjedhjen e kryetarit te partise pa ndkim dhe jashte mendimit politik te Berishes,Bashes,Edi Palokes,Alibejes e klanit tashme te njohur destruktve.Mund te ndryshoje rrugetimin perpara dhe avansimit politik ne te miren e shtetit dhe popullit.te kunderten vetem sa do thellohet ne batakun e shemtise politike,shteterore e kombetare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?