Te Tirana të mërzitur për derbin! Sherri me Rrapajn, Doka: S’duhet të ndodhte! Keko: I lumtur që nderova Partizanin

4 Dhjetor 2023, 12:34| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 14:48

  • Share

Emocione të forta, por jo fitues prodhoi derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, që u mbyll me shifrat 1-1. Si çdo herë shkëlqyen tifozët me koreografitë, ndërsa Tirana që kaloi e para në avantazh me Hasanin shpërdoroi shumë, derisa Albers Keko për të kuqtë vulosi rezultatin e sfidës. 1 pikë që kënaqi më shumë Partizanin, që vijon të mbetet në vendin e dytë me 7 pikë më shumë se Tirana ndjekëse.

“Është e dyta ndeshja që ne ndëshkohemi nga një episode. Në dy ndeshjet e fundit jemi ndëshkuar nga vetëm një episode. Më kënaq vetëm loja, performanca e lojtarëve sepse rezultati na mërzit të gjithëve,”-u shpreh Julian Ahmataj, trajner i Tiranës.

“Mendoj që duhet ta kishim fituar ndeshjen për nga mënyra sesi rrodhi pjesa e dytë, por e rëndësishme është që mos ta humbisnim këtë ndeshje,”-tha Arbër Abilaliaj, trajner i Partizanit.

Autori i golit për Partizanin, Albers Keko, hyri si zëvendësues në pjesën e dytë.

“Jam shumë i lumtur sepse çdo pikë është e vlefshme. Jam i lumtur që kam firmosur me Partizanin dhe do bëj ç’mos që ta nderoj,”-deklaroi Albers Keko, futbollist i Partizanit.

Kjo përballje nuk i shpëtoi një përplasje të ashpër mes futbollistëve në fushë. Albi Doka i Tiranës dhe Arinaldo Rrapaj i Partizanit kërkuan të përplaseshin fizikisht edhe pas ndeshjes, ndërsa Olsi Rama i qetësoi gjakrat.

“Nuk dua ta komentoj fare sepse nuk është një gjest i hijshëm. Jam lojtar profesionist, ashtu si Rrapaj dhe kështu që nuk dua ta komentoj,”-tha Albi Doka, futbollist i Partizanit.

Në fund të ndeshjes pati një tentativë të gjatë të ultrasve për tu përleshur me njëri-tjetrin në stadiumin ‘Air Albania’, por falë edhe ndërhyrjes së FNSH-së nuk qe e mundur.

Ora 14:22
Dhuna dhe flakadanët në derbi, policia arreston 4 tifozë! 2 në kërkim, 1 prej tyre i mitur

Katër tifozë të cilët kanë hedhur flakadanë në fushën e Air Albanias dhe që kanë shkaktuar dhunë në përfundim të ndeshjes derbi Tirana-Partizani janë arrestuar nga policia. Të katër këta persona janë banues në Tiranë të moshës nga 19-35 vjeç.

Gjithashtu janë shoqëruar nga policia tre tifozë të tjerë, ndërsa dy janë ende në kërkim, një prej tyre i mitur. Konkretisht ata akuzohen për disa vepra penale si “Prishja e qetësisë publike”, “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ta rras lala: 04/12/2023 15:18

    Futini nga nje dajak derisa ti vine mendte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?