‘Të sigurtë mbi dy rrotakë’, gara e fëmijëve mbi biçikleta! Përzgjidhen fituesit të cilët shkojnë në Europian (VIDEO)

11 Qershor 2023, 12:22| Përditesimi: 11 Qershor 2023, 14:24

  • Share

Është zhvilluar sëfundmi konkursi kombëtar për Edukimin mbi Sigurinë Rrugore, me titull “Të Sigurt mbi dy Rrota”, ku morën pjesë mbi 40 fëmijë dhe 10 mësues të edukimit fizik.

Në total kanë qenë 12 ekipe konkuruese me fëmijë, të cilët kanë demostruar aftësitë mbi biçikleta. E gjitha me qëllim për të qenë të sigurtë kur të dalin në rrugë. Ky konkurs është pjesë e Konkursit Europian “European Traffic Education Contest”, që organizohet prej 37 vjetësh në kuadrin e programeve të FIA-s për rritjen e sigurisë në rrugë.

Në fund u shpërndanë çmimet individuale dhe për ekipet fituese. Për rrjedhojë u përzgjodhën ata të cilët do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin europian “European Traffic Education Contest”, të organizuar nga FIA, që këtë vit do të zhvillohet në Tivar, Mal i Zi në muajin Shtator 2023.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?