Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës

19 Prill, 14:10| Përditesimi: 19 Prill, 15:27

  • Share

Të shtunën në Arenën e Demave në kryeqytet, në orën 18:00, luhet një prej sfidave më të rëndësishme të javës së 32 të Superligës mes Partizanit dhe Dinamos, siç njihet ndryshe edhe derbi i kryeqytetit. Përveç historisë, pikëve dhe detajeve të tjera këtë herë përballjen e bën më speciale fakti se Dinamo mund ti marrë vendin e tretë Partizanit. Të kuqtë kanë vetëm 2 pikë më shumë se nëndetësja, ndërsa ndeshjet e fundit kanë zhgënjyer shumë. E kundërta situatë paraqitet te Dinamo pavarësisht se vlerësojnë shumë kundërshtarin.

“Ka një organikë të pasur me organikë mjaft cilësorë. Ka një skuadër shumë të mirë si në aspektin individual ashtu edhe atë të grupit sepse po ta shohësh është i plotësuar në të gjithë repartet. Duke parë edhe që është një skuadër që i ka dhënë tonusin kampionatin shqiptar na e vështirëson sfidën,”-u shpreh Dritan Mehmeti, trajner i Dinamos.

Po të shtunën në orën 18:00 Vllaznia do kërkojë të lërë pas krizën, teksa do përballet me Teutën që lufton për mbijetesë, me qëllimin që shkodranët të blindojnë vendin e dytë.

“Na pret një ndeshje ku nuk duhet të shfaqen problemet që kemi patur ndeshjet e fundit. Kemi biseduar edhe individualisht edhe si grup dhe jemi të vetëdijshëm për situatën ku jemi. Në Durrës presim një paraqitje më të mirë të Vllaznisë,”-tha Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë.

Përballja tjetër e së shtunën luhet në Laç mes vedasve dhe Egnatias kryesuese.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?