Kryesia e Partisë së Lirisë miraton anëtarët për Kryesinë e Konventës (EMRAT)

25 Prill, 10:49| Përditesimi: 25 Prill, 11:00

  • Share

TIRANË- Të shtunën Partia e Lirisë mban Konventën, ku vetë kryetari Ilir Meta ka paralajmëruar riorganizim të partisë. Ndërkohë,Kryesia e PL ka miratuar emrat e anëtarëve për Kryesinë e Konventës. 

Meta ka shtuar akuzat për tradhtarë brenda PL-së, ndërsa shihet se janë propozuar emra të afërt me Ilir Metën, si Edmond Haxhinasto, Agim Nesho e Petrit Vasili.

Në listë është edhe Erisa Xhixho, e cila është kthyer në një prej të besuarave të tij, që pasi Meta shigjetoi Kryemadhin dhe grupin e saj.

Në Partinë e Lirisë nuk do të ketë më kryetar, por President. Në garë për President është Ilir Meta dhe Faik Basha. Ndërkohë, përveç Xhixhos në garë për postin e zv.presidentes është edhe Myrvete Asqeri. Ndërkohë, si sekretar të Përgjithshëm, Meta ka propozuar Tedi Blushin.

Të gjitha këto propozime do të votohen nga Konventa të shtunën, 27 prill, ora 10:00.

EMRAT e miratuar për Kryesinë e Konventës

1. Edmond Haxhinasto (Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar)

2. Ilir Meta (Kryetar i Partisë së Lirsë)

3. Agim Nesho (ZëvendësKryetar i Partisë së Lirisë)

4. Erisa Xhixho (Nënkryetare dhe deputete)

5. Petrit Vasili (Nënkryetar dhe deputet)

6. Silva Caka  (Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun)

7. Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)

8. Petraq Milo (Sekretar për Çështjet Ekonomike)

9. Anisa Ibraj (Anëtare Kryesie, LRI)

10. Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente të Partisë së Lirisë)

11. Floida Kërpaçi (Nënkryetare, Anëtare Këshilli Bashkiak, Tiranë)

12. Faik Basha (Kandidat për President të Partisë së Lirisë)

13. Erisilda Hoxha (Kryetarja e PL, Kuçovë)

14. Fatjona Selimaj (Kryetarja e PL, Fushë-Arrëz)

15. Brunilda Haxhiu (Sekretare për Familjen dhe kundër Shpopullimit)

16. Ines Shehu (Sekretare për Fuqizimin e Gruas)

17. Anxhela Shenaj (Anëtare Këshilli Bashkiak, Vlorë)

18. Dea Nako (Studente, anëtare e PL, Korçë)

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jari N: 25/04/2024 21:33

    Ore po me ça do e mbushi Like Spiuni pallatin e Kongreseve apo si puna e B - 3, kur mungonin Pellot dhe mbushe B - 3 me Pellot e Specialiteteve, Likja është katandisur me 30 veta. Besoj se e ndihmom me njerës Plaku Sali Nongrada se aty ka hadut sa të dush shokë të Likes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?