Kryetari i bashkisë Erion Veliaj

Politikë

Të shtënat në zyrën elektorale të PD, Veliaj: Saliu e Iliri s'e mbajnë dot më peng Kavajën! Të dëshpëruar nga humbja

20 Prill 2021, 08:23| Përditesimi: 20 Prill 2021, 08:48

  • Share

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas incidentit mbrëmjen e djeshme në zyrë elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se si Sali Berisha ashtu edhe Ilir Meta nuk e mbajnë dot më peng Kavajën.

“Saliu e Iliri s'e mbajnë dot më peng Kavajën. Dëshpërimi i humbjes të shtyn të trajtosh çdo konflikt banal rrugësh si Vaterlo fatale! Groë up”, shkruan Veliaj.

Nga të shtënat me armë një i ri 27-vjeçar i identifikuar si Bledi Okshtuni ka mbetur i plagosur teksa autor është Ndricim Jonuzi Tahiri, një person me precedentë penal i cili është dënuar në 2014 me 8 vite burg për vrasje me dashje.

Ende nuk ka detaje se çfarë ka ndodhur në të vërtetë ndërkohë që nga autoritetet është duke u hetuar mbi arsyet e konfliktit që çoi në përplasje. Megjithatë, Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën kanë nxituar duke drejtuar gishtin nga PS-ja dhe kryeministri Edi Rama. Kurse Rama tha se kjo ngjarje është shumë e rëndë, por politizimi i saj është edhe më i rëndë. Ai iu drejtua kryedemokratit Lulzim Basha që të mos nxisë tensione, e ndërsa shtoi se Meta duhet të ndalë fushatën e tij që ai e quan “idioteske të tensionimit”. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?