Foto ilustruese

Kronikë

Kërcënoi me armë zjarri ish-policin në Divjakë, arrestohet 28-vjeçari! Nën hetim 3 bashkëpunëtorët e tij

29 Mars 2021, 15:24| Përditesimi: 29 Mars 2021, 16:38

  • Share

Është zbardhur dhe dokumentuar ngjarja që ndodhi një natë më parë në fshatin Ferras, në Divjakë, ku u qëllua me armë zjarri në ajër, në afërsi të banesës së shtetasit Pellumb Beqiri, i cili ka qenë ish-efektiv i FNSH në Fier.

Policia ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar me iniciale G.L, banues në Lushnje për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Kanosja" e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit P. G., 47 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale "Kanosje" e kryer në bashkëpunim; K. N., 20 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. B., 32 vjeç, banues në Golem, Lushnjë, për veprën penale "Moskallëzim i krimit".

Sipas policisë, në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi G. L., në bashkëpunim me tre shtetasit e proceduar, ka qëlluar për motive të dobëta, me armë zjarri automatik në ajër, në afërsi të banesës së shtetasit Pëllumb Beqiri, në fshatin Ferras.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë armë zjarri automatike. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Për kë do të votonte sipas jush diaspora?