Të shtënat me armë në 'Don Bosko', lokali në pronësi të Fatjon Muratit, mik i Endrit Dokles! U lirua para pak kohësh, ishte i arrestuar për armëmbajtje pa leje

12 Mars 2023, 21:56| Përditesimi: 12 Mars 2023, 23:17

  • Share

 

Lokali ku ka pasur të shtëna me armë zjarri rezulton në pronësi të Fatjon Muratit, emër i njohur i botës së krimit. Ai u lirua nga qelia para pak kohësh pasi në tetor të vitit të kaluar u kap për armëmbajtje pa leje ndërsa ishte në një makinë me Endrit Doklen.

Urdhër arresti për Muratin ishte aktiv prej muajit korrik 2022 llogari të hetimeve pasi u kap bazë armësh në Tiranë dhe në të cilën është arrestuar edhe shoku i tij Kristjan Gjini.


Lajmi kryesor:

Atentat Fatjon Muratit në biznesin e tij në Tiranë, miku i Endrit Dokles s'ishte aty! Qëllohet drejt lokalit, vdes banakierja, 6 të plagosur


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?