EMRI-30 vjeçari hap zjarr drejt berberhanes në Fier, policia i vihet pas! Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes

24 Dhjetor 2023, 16:27| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 15:33

  • Share

Një 30 vjeçar ka hapur zjarr në drejtim të një berberhaneje në fshatin Fermë Çlirim në Fier këtë pasdite. Report Tv mëson se personi që ka qëlluar është Geraldo Hoxhaj (Mahmutaj), i shpallur në kërkim.

"Rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi G. M., 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç", njofton policia.

Nga të shtënët nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme "Shqiponja" kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Ndërsa motivet e ngjarjes mbeten të paqrta, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ora 16:54
Të shtënat me armë drejt dyqanit të berberit në Fier, Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes! Del emri i autorit

 

Report Tv sjell pamje pranë berberahes në Fier në drejtim të së cilës është qëlluar me armë zjarri këtë pasdite. Personi që ka qëlluar qëlluar është Geraldo Mahmuti.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?