Kronikë

Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri pranë zonës së Ish-Bllokut, plagoset në këmbë një 32-vjeçar! Shkon vetë në spital, jashtë rrezikut për jetën! Kapet një nga autorët, arratiset tjetri

6 Nëntor 2021, 19:12| Përditesimi: 6 Nëntor 2021, 22:14

  • Share

Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:00 në zonën e Ish-Bllokut, në vendin e quajtur “Shallvaret" pranë një lokali, ku i plagosur ka mbetur Ilir Shkurti, i cili ka marrë një plumb në këmbë. Mësohet se i riu ka shkuar vetë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të përfshirë në ngjarje kanë qenë dy persona, ku policia ka mundur shoqërimin e njërit prej tyre, 38-vjeçarin Kridenc Meçollari. Blutë e kryeqytetit bllokuan në zonën e Maternitetit të ri mjetin tip 'Benz' që u përdor nga autorët për t'u larguar, por personi tjetër, i paidentifikuar, mundi të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve. Policia ka rrethuar zonën dhe është vënë në ndjekje të tij.

Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes të ketë qenë një konflikt i çastit, për motive që nuk dihen ende, ku u përfshinë 30-vjeçari dhe 2 autorët, por që degradoi në përdorimin e armëve.

Nuk ka ende detaje të tjera për ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Ora 19:36
Të shtënat me armë në Ish-Bllok, identifikohet 32-vjeçari që mbeti i plagosur

1636223800_Sequence03.00111207.Still040.jpg

Ilir Shkurti, 32 vjeç është personi që mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonë e Ish-Bllokut në Tiranë. 32-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë, në rrethana ende të paqarta, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?