Velipojë, qëllohet në plazh me një plumb në bark 48-vjeçari Pjerin Brushtulli, dërgohet në spitalin e Shkodrës! Në vitin 2002 vrau bashkëfshatarin e tij

14 Qershor 2022, 22:13| Përditesimi: 15 Qershor 2022, 07:45

  • Share

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së martës në plazhin e Velipojës. Burime pranë policisë bëjnë me dije se Pjerin Brushtulli 48 vjeç është qëlluar me arme zjarri ne Plazhin e Velipojës. Sipas të dhënave te para i plagosuri ka një marre një plagë në pjesën e barkut dhe është transportuar ne spitalin e Shkodrës. Policia ka mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë në plazhin e Velipojës.

"Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afersi të një resorti, në rrethana ende të paqarta  është plagosur me armë zjarri, shtetasi P. B. 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.  Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër , është rrethuar zona  dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve.  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po  vijon punën  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes  me qëllim  identifikimin e autorit/ëve", ka njoftuar policia e Shkodrës. 

1655269799_pjerinbreshtulli.jpg 

Pjerin Brushtulli ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për shkak se në vitin 2002 ka vrarë bashkëfshtarin e tij Kolec Nushi. Në atë kohë 35 vjeçari Kolec Nushi, nga fshati Bërdicë i Shkodrës, është vrarë pranë banesës së tij. Në kohën kur ka kryer krimin Brushtulli ka qenë 28-vjeçar. 

 

Ora 22:41
U qëllua me plumb në bark, i plagosuri 20 vite më parë vrau një person


Pjerin Brushtulli, 48 vjeç, i mbetur sot i plagosur me armë zjarri në Velipojë ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për shkak se në vitin 2002 ka vrarë bashkëfshtarin e tij Kolec Nushi.  

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rozafa: 15/06/2022 10:48

    Ca te bash kan me ta ba.

    Përgjigju
  • Albi's: 15/06/2022 10:25

    Ma ne fune u hate edhe zezoni ne veli......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?