VIDEO/ Konflikt për pasagjerët, shoferi i autobusit qëllon kolegun në Belsh

1 Mars 2023, 16:10| Përditesimi: 1 Mars 2023, 17:18

  • Share

BELSH- Një konflikt mes dy shoferëve të autobusëve ka degjeneruar në përdorimin e armës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në Belsh, në vendparkimin e autobusëve.

35-vjeçari Altin Dervishi ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Arjan Tafanit, por fatmirësisht nuk e ka kapur plumbi. Shenjat janë të dukshme të autobus, siç shihet në foton e siguruar nga Report TV.

Pas një orë ndjekje, policia arriti ta prangosë autorin. Në momentin e ngjarjes nuk ka pasur pasagjerë, pasi mjetet ishin në vendparkim. Nga veprimet e para hetimore mësohet se 35-vjecari, Dervishi ka qëlluar në drejtim të autobusit që drejtohej nga Arjan Tafani për motive konkurrence.

Ata punonin në linjat ndërkombëtare dhe kishin debatuar për të ardhurat nga transporti i pasagjerëve.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?