Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Orikum, plagoset me qytën e pistoletës 37-vjeçari në Vlorë! Policia vihet në ndjekje të dy makinave

23 Nëntor 2021, 21:45| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 22:24

  • Share

VLORË- Një konflikt, i cili ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit, ka ndodhur në afërsi të Portit të Jahteve në Orikum të Vlorës, ku një 37-vjeçar me iniciale E.SH, ka mbetur i plagosur. Sipas burimeve sherri ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku dy persona, dyshohet se janë konfliktuar mes njëri-tjetrit pas debateve, të cilat besohet se kanë nisur ditë më parë. 37-vjeçari i cili ka mbetur i plagosur me plagë në kokë, është transportuar në spital. Ai dyshohet se është goditur me qytën e pistoletës dhe sende të forta, pasi nuk ka asnjë plagë plumbi në trup.

Pasi ka marrë mjekimin në spital është shoqëruar në Komisariatin e policisë. Nga të njëjtat burime, konfirmohet se në vendngjarje janë gjendur edhe gëzhoja dhe sipas policisë është qëlluar me armë zjarri në ajër. Ndërkohë policia e Vlorës ka ngritur postobllok policor tek zona e Kalasë në Ujin e Ftohtë pasi dyshohet se autori apo autorët janë larguar. Mësohet se blutë e Vlorës janë vënë në ndjekje të dy makinave.

'Në afërsi të portit të jahteve, Orikum, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar dyshohet  me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Njoni: 23/11/2021 22:09

    Ja keshtu naboni na lajm se papun jemi ne . Deri neser mbasdite e shtyj mekete lajm. Se do shkijo jon kap sjon kap .. kush ka qen ai qe ekabo kete plagosje.. pastaj Do flej gjum . Ishall pasneser me kismet zoti do dali naj lajm tjeter.Në shqiptaret pa pun jena plus ca diskutojm ne kafe kto muhabet . Ka lezet kafe e llafe e muhabet sic na do zoti vet. .. kjo jet o daka. Jete bohet ne shqiperi jone amerik .se ne amerik do punosh 14 ore cdo dite . Kurse ne shqiperi kafeeeee llafeeeeee hyni ketu edoli atje …ky osht ushqimi I shqiptare.

    Përgjigju
    • Shoku: 24/11/2021 00:24

      Kur merr pjes ndonji familjar i ndonji pushtetari vetem iniciale ke ... per 2 jav sdo kesh anji nga keto ne burg

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?