Personat e plagosur brenda stacionit të metros

Bota

Të shtëna me armë zjarri në një stacion metroje në Nju Jork, të paktën 13 të plagosur! Gjenden edhe lëndë plasëse, autori arratiset

12 Prill 2022, 16:00| Përditesimi: 12 Prill 2022, 17:05

  • Share

Të paktën 13 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi brenda stacionit Sunset Park të metrosë së Nju Jorkut. Paraprakisht raportohet se një person ka qëlluar në stacionin e metrosë në Bruklin, ku u gjetën edhe lëndë plasëse të pashpërthyera. 

Personi i dyshuar, me maskë gazi, ishte i veshur si një punonjës i Autoritetit të Transportit Metropolitan dhe kjo e lejoi atë të përzihej me turmën dhe të arratisej. Në kërkim të tij janë edhe agjentë të antiterrorizmit.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pasagjerë të gjakosur të shtrirë në dyshemenë e stacionit. Zyrtarët kanë paralajmëruar banorët që të qëndrojnë larg zonës ku ka ndodhur sulmi.

Për momentin nuk jepen të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

Komento

Komente

  • Arti: 12/04/2022 16:21

    Prap Tirana me e reezikshme. Hajde o burra e gra merrni viza e pashaporta se ju pret NY.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?