Të shtëna me armë zjarri në Kurbin! Plagosen dy persona, dërgohen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)

17 Maj 2020, 22:51| Përditesimi: 18 Maj 2020, 09:17

  • Share

KURBIN-Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në këto orë të vona të mbrëmjes së sotme në Mamurras të Kurbinit, ku kanë përfunduar të plagosur 2 persona.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në Fushë-Mamurras, ku dyshohet se të shtënat kanë ardhur pas një konflikti mes të rinjsh.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në kryeqytet, pasi kanë marrë plumba në pjesën e këmbëve, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.Të plagosurit janë  K. Z. dhe O. L. përkatësisht 21 dhe 20 vjeç.

Ata janë dërguar në kryeqytet, pasi spitali i Kurbinit vijon të jetë i dëmtuar prej tërmetit të 26 nëntorit. Policia ka arritur të identifikojë autorin dhe po punohet për kapjen e tij.

Kjo është ngjarja e tretë  me armë zjarri në vetëm dy javë në zonën e Kurbinit. 

Në 32-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit në Laç, ku autori ka arritur të arratiset nga vendi i ngjarjes n datën 15 maj, kurse në atentatin e 5 majit u plagosën dajë e nip, ku fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 18/05/2020 07:04

    50 vjet Enveri djali i madh i kombit i mbylli fshatarët në vrimat e tyre dhe prej andej i shikonin qytetet me dylbi, jo më tu afroheshin. Enveri ky bir i larte i kombit qe beri shtet, u krijoi fshatarëve psikologjine qe ata ishin jane dhe do te jene për fshat, dhe jo për qytet ! Keta 30 vjetet e fundit u prish Ligjini Madh i Pasaportizimit, dmth u prish shteti dhe fshatarët funderrina u derdhen qyteteve si ortek duke i shnderruar ata në haure bajgash, dhunë, zaptime , shkaterrine, ndertime te shemtuar si kokat e tyre, prishje rendi dhe anarki! Ngrihu Enver djali edhe njehere tjeter, ngrihu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?