Foto nga vendi ku ndodhi sulmi

Bota

Të shtëna me armë zjarri në Kaliforni të SHBA, vriten 9 persona, mes tyre edhe agresori

26 Maj 2021, 18:46| Përditesimi: 26 Maj 2021, 22:05

  • Share

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën në armë në San Hoze, qytet në Kaliforni dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një sulmi me armë. Sipas "Daily Mail", mes viktimave është edhe agresori, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Të shtënat u regjistruan në qendrën e kontrollit të linjës së transporteve “Santa Clara Valley”, ku i dyshuari ka qenë dhe vetë nëpunës.

Pas ngjarjes, një skuadër anti-bombë u vendos në ndërtesën e VTA pasi pati raportime për pajisje të mundshme shpërthyese brenda. Arsyet që çuan autorin të hapte zjarr nuk dihen ende.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?