Konflikt për lopën mes bashkëfshatarëve në Kurbin! 53-vjeçari plagoset me armë zjarri! Arrestohet autori (VIDEO)

24 Gusht 2022, 20:37| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 21:45

  • Share

Një 53-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e kësaj të mërkure pas një konflikti të çastit me bashkëfshatarin e tij në fshatin Gjormë të Kurbinit. Ngjarja ndodhi rreth  orës 20:15, kur 41-vjeçari Met Lika mori armën e zjarrit dhe plagosi Rasim Tafën. Shkak i sherrit është bërë lopa që kishte hyrë për kullotë në tokën e autorit.

Pas plagosjes, Tafa u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Ndërsa vetëm pak minuta pas plagosjes, policia ka arritur të identifikojë dhe të kapë autorin që u shoqërua në komisariatin e Kurbinit për veprime të mëtejshme procedurale. 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentinin ligjor të saj.

Mund të themi se kjo është ngjarje e përsëritur pasi një ditë më parë u regjistruan të shtëna me armë zjarri pas mesnate në Laç. Për pasojë mbeti i plagosur Besim Zeneli, 60 vjeç, i cili ka qenë në dyqanin e tij, kur është qëlluar me armë zjarri drejt tij. 

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, ndërsa janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë që dyshohet se kanë qenë me autorin në momentin që kanë qëlluar në drejtim të 60-vjeçarit.

Ora 21:20
Lopa për pak sa nuk i mori jetën, zbulohet shkaku i plagosjes me armë në Gjormë të Kurbinit

1661368869_poliiicia.JPG

Për plagosjen më armë zjarri në fshatin Gjormë mbrëmjen e sotme pas një konflikti të çastit Report Tv ka zbuluar të tjera detaje. Shkak i sherrit është bërë lopa që kishte hyrë për kullotë në tokën e autorit, Met Lika.

 

Ora 20:53
Plagosi me armë zjarrin bashkëfshatarin e tij në Gjormë, ja kush janë autori dhe i lënduari (EMRAT)

Pas një konflikti të çastit Report Tv mëson se Met Lika ka plagosur me armë zjarri Rasim Tafën në fshatin Gjormë në Kurbin.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?