Krujë/ Po lëvizte me motor, tregtari i makinave qëllohet me pistoletë nga fqinji, ka plagë në kokë! Shkak një konflikt i çastit (EMRAT-VIDEO)

28 Shkurt, 21:22| Përditesimi: 28 Shkurt, 23:32

  • Share

Një person është plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje në Krujë.

Gazetari i Report Tv Juljan Shota mëson se bëhet fjalë Artan Gogën, tregtar makinash. Ai është qëlluar me pistoletë nga Perlat Merlika dhe ka plagë në kokë. Autori dhe i plagosur janë komshinj dhe kanë qenë shokë me njëri tjetrin, por plagosja ka ndodhur pas një sherri të momentit. 

I plagosuri ka qenë duke lëvizur me motor kur është qëlluar me armë zjarri tip me pistoletë. Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë e armës me të cilën është qëlluar. 

Fatmirësisht, plagët e Artan Gogës nuk janë të rënda. Ky i fundit po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në spitalin e Krujës. 

Ndërsa policia po vijon me kërkimet për kapjen e autorit i cili dyshohet se fshihet në lagjen ku ndodhi ngjarja. 

 

Ora 22:28
FOTO/ Atentati ndaj tregtarit të makinave, FNSH ‘blindon’ Krujën, efektivët kontrolle në zonën ku dyshohet se ndodhet autori

1709155963_kruja.png

Kruja është "blinduar" nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët kanë rrethuar dhe po "krehin" veçanërisht zonën ku dyshohet se është fshehur autori që qëlloi me armë zjarri tregtarin e makinave Artan Goga.

I plagosuri ka qenë duke lëvizur me motor kur është qëlluar me armë zjarri tip me pistoletë.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Noname: 28/02/2024 22:28

    Ca turpi krutan me krutan , sju vje zor!

    Përgjigju
    • E verteta: 28/02/2024 23:43

      Po pra çudi e madbe,jo vetem krutan me krutan por edhe shqiptar me shqiptar. Apo turp qe krutani nuk ka patur shenjester?

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?