Atentat në Shkodër, qëllohet 4 herë nga një makinë në lëvizje drejt kushëririt të ‘kumbarit të drogës’ Bardhok Pllanaj, i ekzekutuar një vit më parë

30 Prill 2022, 22:16| Përditesimi: 1 Maj 2022, 10:47

  • Share

SHKODËR- Atentat në Dobraç të Ri të Shkodrës! Dedë Pllanaj, ishte shënjestra e sulmit me armë zjarri mbrëmjen e sotme, i cili mbeti i plagosur. 60-vjeçari, banues në fshatin Shtoj i vjetër, u qëllua me 4 plumba nga një makinë në lëvizje.

Persona ende të paidentifikuar, qëlluan në drejtim të tij në një pikë karburanti, ku 60-vjeçari ishte i punësuar. Report Tv mëson se Pllanaj ka marrë plagë në këmbë dhe krah. Pllanaj është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën,

Dedë Pllanaj, është djali i xhaxhait të Bardhok Pllanajt, i njohur ndryshe si ‘kumbari i drogës’ më Shkodër, i ekzekutuar më 4 prill të vitit të kaluar. Dyshohet se pistat kryesore të atentatit janë hakmarrja dhe lidhja me kushëririn e tij Bardhok Pllnajn.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e saj. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit me qëllim kapjen e autorit/ve.

Si u vra Bardhok Pllanaj?

Më 4 prill të vitit 2021 biznesmeni Bardhok Bllanaj ka mbetur i vrarë si pasojë e një atentati. 40 plumba u shkrehën në drejtim të 46-vjeçarit Pllanaj në Dobraç të Ri në Shkodër. Në momentin e ekzekutimit, Pllanaj, i njohur si “Kumbari” i drogës, ishte në lëvizje me automjetin e tij. Autorët e kanë ndjekur që pranë Spitalit të Shkodrës ku kishte qenë më herët, ndërsa në 150 metrat e fundit pranë banesës kanë lëvizur paralel dhe është qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi. 7 vite më parë, Bardhok Pllanaj, i dyshuar si trafikant narkotikësh, arriti t'i shpëtonte policisë dhe u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku.

Kush ishte Bardhok Pllanaj?  I ekzekutuari në Shkodër, biznesmeni Bardhok Pllanaj ishte një emër i njohur për policinë. 7 vite më parë, i dyshuar si trafikant narkotikësh, Pllanaj arriti t'i shpëtonte policisë dhe u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku. Ngjarje kjo e cila trazoi politikën katër vite më parë si një skandal i përmasave të mëdha, por që Frroku e mohoi një gjë të tillë. Nga ana tjetër, ishte raporti i oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut ku shkruhet se ai ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin "Audi" në pronësi të deputetit. 46-vjeçari ishte në kërkim policor në 2014-ën i dyshuar për trafik droge. 

I njohur ndryshe si "Kumbari" i Shkodrës, Pllanaj mbahej në vëzhgim prej disa kohësh si i përfshirë në trafik droge për llogari të operacionit “Lugina Vilunit”, ku u sekuestruan rreth 804 kg drogë e lloji kanabis në momentin kur po tentohej të trafikohej drejt Italisë me gomone. Droga u hodh nga trafikantët në det në vendin e quajtur Rana e Hedhun në Shëngjin pasi ata panë shërbimet e policisë. Koka i trafikut u dyshua pikërishit biznesmeni Bardhok Pllanaj.

Bardhok Pllanaj

Ora 22:52
Atentati ndaj Dedë Pllanajt, reagon policia

Policia ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e Dedë Pllanjat. Sipas policisë, Dedë Pllanaj,  60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër, është plagosur në rrethana të paqarta dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

'Rreth orës 22:10, në lagjen "Dobraç"  Shkodër, në rrethana ende të paqarta,  është plagosur me armë zjarri shtetasi D.P. 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër,  i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje - dalje të qytetit  dhe vijon krehja e zonës me qëllim  kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për  identifikimin e autorit/ve  zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje.'- njofton policia.

Ora 22:27
Sot iu bë atentat kushëririt, Report Tv rikthen videon, si u vra Bardhok Pllanaj një vit më parë! Autorët e ndoqën 'kumbarin' e drogës dhe e ekzekutuan me 40 plumba

Report Tv rikthen videon e ekzekutimit të Bardhok Pllanajt në prill të 2021. Në video shihet momenti i fundit ku makina e autorëve tip "Passat" ndjek makinën e Bardhok Pllanaj, 46 vjeç, pak para ekzekutimit me armë zjarri. Shihen edhe lëvizjet e fundit të "kumbarit", i cili u bë shosh nga plumbat e vrasësve gjakftohtë. Ai po udhëtonte me makinë drejt Malësisë së Madhe, por është ekzekutuar rrugës.

Foto nga momenti kur automjeti i Bardhok Pllanajt ndiqet nga atentatorët vetëm pak çaste para se të ekzekutohej
Ora 22:20
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një i afërm i Bardhok Pllanjat, Dedë Pllanaj

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur një i afërm i Bardhok Pllanajt, Dedë Pllanaj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kiraskiras: 02/05/2022 00:50

    A te shkruva o admin se nuk e ka gjujt nga makina? Pse nuk e punlikon komentin tem?

    Përgjigju
  • Per ty o Shkodra katolike: 01/05/2022 19:37

    Kujdes mos te keputet peni i leshit o "katolik autokton" prej Shoshit. Kur flitni edhe ju per trimni, vaj medet, se tan jeten tuj keni nxjerre pushke per kurvni, jo per burrni. Ptuuuuu rrace moldavesh!

    Përgjigju
  • Shkodra katolike: 01/05/2022 09:20

    Lufta ndermjet katolikeve autoktone dhe turqve anadollake sapo ka filluar. Pak randesi ka nese vrasjet i bajn turqit me ne krye Bajrat apo Lict. Problemi asht se me dukagjinsat sja dalin dot e pra se jane rrace e keqe e dyta frikacake e treta jane inferior ne çdo aspekt.

    Përgjigju
    • Sbkodrani Katalin edhe musliman: 01/05/2022 19:28

      Eh more drudge serbo slav ti mendon se shkodranet nuk te kuptojn gjoja je kotolik po ti je nje mut I qelbet shkodranet e dine kete nuk ka nevoje tju thuash kush je

    • artan: 01/05/2022 12:52

      filloi druzhja podgorican me ba gjoja shkruj ne emen te katolikve

    • shkodra.myslimane: 01/05/2022 12:48

      1997 der 2003 dugagjinsit i kena gjujt me ba prov kallashin mor kar

  • Rubini: 30/04/2022 22:26

    Tan per lesh keni me ik rac e poshter . Po ai rivaldo ku ne ps asht pse nuk hapet neper shkoder ma

    Përgjigju
    • Andi: 01/05/2022 22:37

      Pse me ke ka konflikt rivaldoja,

    • Shkodrani: 01/05/2022 19:40

      E di Rivaldo se è ka radhën ai, prandaj nuk del!

    • arnold schwarzeneger: 01/05/2022 03:07

      rivaldoja i shkrete qa ju desht kjo pune ????????????????

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?