Tiranë/ Ekzekutohet me armë zjarri brenda makinës një 37-vjeçar pranë kthesës së Rinasit! Dera e pasagjerit u gjet e hapur, dyshime se shënjestra nuk ka udhëtuar i vetëm (VIDEO)

3 Prill 2022, 22:44| Përditesimi: 4 Prill 2022, 15:13

  • Share

Ekzekutohet me armë zjarri brenda mjetit Iljaz Çali, 37 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, pranë kthesës së Rinasit. Ndaj tij është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me mjetin e tip "Land Rover"  me targa  AB 988 AS. Në 2016 Çali ka qenë i përfshirë në kultivimin e rreth 700 rrënjë kanabis.

Trupi i pajetë u gjet brenda mjetit i vetëm,  por nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur. Për këtë policia ka nisur hetimet dhe kontrollet në spitale për të plagosur. Dyshohet se atentati ka qenë për larje hesapesh

Makina rezulton në pronësi të Hekuran Xhixhës, nga Nikla e Fushë Krujës, ku burimet për Report Tv thonë se ai e ka shitur mjetin në një pikë që jep makina me qira në zonën e Rinasit.

Pas ekzekutimit të të riut, mjeti me të cilin lëvizte ka ecur pa kontroll për disa metra dhe më pas ka përfunduar anës rrugës. Fillimisht u dyshua për aksident, por kur policia pa gëzhojat në vendin e ngjarjes, pa që ishte një atentat

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës për të kapur autorët. Në vendin e ngjarjes ka prani të madhe të forcave të policisë dhe ambulancës. Grupi hetimor po punon duke marrë të gjitha provat nga vendi i ngjarjes.Janë ngritur pika kontrolli në Durrës, Elbasan e Lezhë për kapjen e autorëve

Ora 00:15
Atentati te kthesa e Rinasit, ja kush është viktima! I përfshirë në kultivimin e rreth 700 rrënjë kanabis në 2016

Iljaz Çali, 37 vjeç, është i riu i ekzekutuar brenda mjetit të tij pranë kthesës së Rinasit. Report Tv ka siguruar foton e tij.Në 2016 ai ka qenë i përfshirë në kultivimin e rreth 700 rrënjë kanabis.

Iljaz Çali
Ora 00:07
Ekzekutohet një i ri brenda makinës, pamje nga vendin i ngjarjes (VIDEO)

Report Tv ka siguruar video nga vendi i ngjarjes ku është ekzekutuar një i ri brenda mjetit të tij. Ambulanca dhe policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po marrin provat nga atentati.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Apappa: 04/04/2022 10:22

    Po me altin lamen ca lidhje ka ky se te zona vet e kan gjujt..

    Përgjigju
  • eeeee: 04/04/2022 10:01

    paskan qene te mallkume ato leket e RInasit.

    Përgjigju
  • Eksperti: 04/04/2022 08:20

    Dera e hapur mund te Ken hapur vraserit pert tu siguruar ka vdekur apo jo. Medoj un. Por policija I ka te gjitha mjetet shkecocero per sheja mbrenda dhe te dera e hapur me dore. Sekan hapur me buton ..

    Përgjigju
  • ZENUN KASAP RËXHËP BULE LEKA [ KEPI ]: 04/04/2022 08:04

    O Zot çfar i ka bër Shqipris krimineli malok hajdut Salhe bajga. Ky njeri e ka shkatruar me themel Shqiprin e ka djegur, e ka vjedhur, e ka bër vëndin më të koruptuar në Evrop Shqiprin , shkatroi ardhmen, shkatroi policin e me një fjal e bëri Shqiprin tok e djegur, e tok e xanme. E ky fundërrin me emrin Salhe bajga bredh i lir. Po kjo është Albanistani prandaj dhe vrasin njëri tjetrin e vrasin kriminelin hajdut Salhe bajgën.

    Përgjigju
  • emigranti: 04/04/2022 02:47

    Makina ne emer te atij tjetrit qe e paska shitur te makinat me qira, po pa ndryshuar emrin. Hajde burdello albanistani hajde ...

    Përgjigju
    • Emigranti tjetër.: 04/04/2022 08:31

      Fix.. dhe ik e mer makine me qera ne Rinas po ta mbajti.

  • Lufte!: 03/04/2022 23:19

    Bilance lufte! Lufta ne shqiperi jo ukraine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?