Atentat biznesmenit në Lezhë! Plagoset me plumb në gjoks, por shkon vetë në spital! Gjendet makina e shkrumbuar e autorëve pa targa dhe arma! Pistë hetimi e shkuara në Itali (VIDEO)

1 Dhjetor 2020, 17:25| Përditesimi: 1 Dhjetor 2020, 21:57

  • Share

Një atentat me armë zjarri i është bërë pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Laç, biznesmenit 42 vjeçar Aleksandër Deda, gjatë të cilit ai ka mbetur i plagosur në gjoks me një plumb.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 në afersi të zonës së Rriles, teksa i plagosuri Aleksander Deda, po lëvizte me makinën e tij. Pavarësisht se nga atentati u plagos në gjoks, Deda nuk është ndaluar por ka shkuar vetë me makinën e tij në spitalin e Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Nga aty ai është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi një nga plumbat e ka kapur në pjesën e gjoksit, duke i ka shkaktuar komplikacione, por jashtë rezikut për jetën.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se autorët kanë qenë me një automjet tip “Audi” dhe pasi i janë afruar makinës me të cilën lëvizte 42-vjeçari, kanë qëlluar ndaj tij. Pak minuta pas plagosjes së tij, policia ka gjetur një makinë të shkrumbuar në aksin e vjetër Lezhë-Milot pranë urës mbi lumin Mat, e cila dyshohet se është e autorëve, të cilët nuk janë identifikuar ende.  

Automjeti i djegur tip Audi, është gjetur rreth 5 kilometër larg nga vendi ku është bërë atentati ndaj Dedës dhe brenda saj është gjetur një armë zjarri automatik, e cila dyshohet të jetë arma e krimit, me të cilën është qëlluar ndaj biznesmenit. Ndërkohë sipas burimeve, makinës i ishin hequr targat para se t'i vihej flaka. Report tv mëson se Deda është qëlluar me armë në momentin që ka qenë duke ecur me makinën e tij.

Siç vihet re dhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, të shtënat me armë kanë ndodhur pranë një karburanti, por momentalisht s'ka detaje mbi zanafillën e ngjarjes e cila ka çuar në këtë atentat. Deda njihej si biznesmen por jo si njeri problematik dhe me precedentë penalë në Shqipëri. Ai njihej edhe me nofkën "leksi i druve", ndërsa hetimet janë përqëndruar te e shkuara e tij në Itali ku ka qëndruar për një kohë të gjatë. Së fundmi 42-vjeçari po ndërtonte një lokal në bllokun e banimit pranë Lumit Drin në qytetin e Lezhës.

Shërbimet e Policisë Lezhë të ndihmuara dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodres, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

"Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana  ende të paqarta është  plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë ,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë  dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", thotë policia.

Aleksandër Deda i plagosur

 

1606841912_1606840394lezhe.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

Makina e djegur

VIDEO/ Nga vendi i ngjarjes dhe makina e djegur

Ora 18:48
U qëllua me plumb në gjoks, biznesmeni në Lezhë ishte duke ecuar me makinë! Ka shkuar vetë në spital i plagosur

Biznesmeni Aleksandër Deda i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë një atentati që i është bërë pasditen e sotme bëhet me dije se ka shkuar vetë në spital pasi është plagosur teksa ka qenë duke ecur me makinë.

Edhe pse i plagosur ai ka shkuar në spitalin e Lezhës me makinën e tij dhe nga aty është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Kur është qëlluar ka qenë duke ecur me makinë.

Ora 18:29
U plagos me plumb në gjoks në Lezhë, del fotoja e biznesmenit Aleksandër Deda

1606844226_1606843616ALEKSANDERDEDA.jpg

Ky është biznesmeni Aleksandër Deda i cili ka mbetur i plagosur me plumb në gjoks gjat ënjë atentati që i është bërë pasditen e sotme në Lezhë.

Ora 18:18
Atentati në Lezhë/ Makina digjet pa targa 5 kilometër larg vendit të ngjarjes! Brenda saj gjendet një armë! I plagosuri njihej si biznesmen

Detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Lezhë. Automjeti i djegur tip Audi është gjetur rreth 5 kilometër nga vendi ku është bërë atentati ndaj Aleksandër Dedës. Brenda makinës është gjetur një armë zjarri.

Ndërkohë e gjithë policia është përqendruar pranë makinës së djegur të cilës sipas burimeve i ishin hequr targat para se t'i vihej flaka.

I plagosuri Aleksandër Deda njihej si biznesmen në Lezhë dhe jo problematik.

Ora 17:55
Zbulohet emri i të plagosurit në gjoks nga të shtënat me armë në Lezhë

1606841973_888888888.jpg

Aleksandër Deda është personi  që ka mbetur i plagosur me një plumb në gjoks nga të shtënat me armë zjarri të ndodhura pasditen e sotme në Lezhë.

 

Ora 17:46
Të shtënat me armë në Lezhë ku u plagos në gjoks një person/ Gjendet një makinë e shkrumbuar, dyshohet se është e autorëve

Një makinë është gjetur e shkrumbuar në Lezhë, pak minuta pas të shtënave me armë ku u plagos në gjoks Aleksandër Deda i cili është dërguar në spitalin e Traumës.

Makina e djegur dyshohet se është e autorëve por ende është një detaj i pakonfirmuar.

Ora 17:41
Të shtënat me armë në Lezhë/ I plagosuri merr plumb në gjoks, niset me urgjencë drejt Traumës

Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë në Lezhë pak minuta më parë ku ka mbetur i plagosur një person.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi një nga plumbat e ka kapur në pjesën e gjoksit, çka i ka shkaktuar komplikime.

Policia ka nisur hetimet dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për një atentat apo për një konflikt të çastit.

Komento

Komente

  • ARD SYZIU ushtari princ dobroshit: 01/12/2020 23:30

    Pun hajdutash italie Ky leksi druve pale kujt i ka ba naj bolin ne itali

    Përgjigju
  • Pelioni: 01/12/2020 19:13

    Shqip +leshelia = mbi 3000 jetë shqiptarësh të marra për 30 vjet demokraci,akoma nuk janë ngopur me gjak shqiptarësh këta vampire të shekullit të 21-te.Zot na mbron e turk nga vampirët.

    Përgjigju
  • Shoku: 01/12/2020 18:00

    Kur eshte nje dite pushim se cdo dite i njejti avaz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?