Shkëmbim zjarri mes dy makinave në plazhin e Velipojës, një i plagosur, kapet njëri nga autorët (VIDEO)

23 Korrik 2020, 22:11| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 23:01

  • Share

Të shtëna me armë zjarri nga dy makina të ndryshme kanë ndodhur në afërsi të një lokali në plazhin e Velipojës, ku ka mbetur i plagosur një person mbrëmjen e sotme. Të gjithë personat e përfshirë në ngjarje kanë arritur të largohen. Pasi policia u vu në ndjekje të tyre, arriti të kapte njërin nga autorët bashkë me mjetin gjersa po arratisej në pyll.

Akoma nuk dihen shkaqet e ngjarjes së ndodhur dhe policia është vënë në kërkim të autorëve të tjerë dhe makinës me personin e plagosur. Policia ndodhet në vendngjarje për të mësuar më shumë për detajet. Gjithashtu atje ndodhet edhe ambulanca e spitalit Rajonal të Shkodrës. Bazuar në pamjet e mbërritura në redaksinë e Report Tv, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për të mësuar më shumë. Deri më tani nuk është raportuar që ndonjë i plagosur të ketë shkuar në spital. Nuk dihet nëse ai është atentat apo shkëmbim zjarri për arsye banale mes personave.

 

Komento

Komente

  • Saiqirtahiri: 24/07/2020 11:57

    Pse kaq heshtje per kete ngjarje?mos ndoshta jane banda e Edvinit te sapo liruar nga burgu?

    Përgjigju
  • Out: 24/07/2020 08:42

    Behar Bajri?

    Përgjigju
    • Www: 24/07/2020 11:49

      Sic duket edhe mund Te gjith mediat ne nje gjatesi vale Terr informativ

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?