Foto arkivë

Të shtëna me armë zjarri në kufirin serbo-hungarez, vriten 3 emigrantë dhe 1 i plagosur

27 Tetor 2023, 11:35| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 11:41

  • Share

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pranë kufirit të Serbisë me Hungarinë të premten, duke lënë të vdekur tre emigrantë dhe plagosur një tjetër, njoftoi të premten televizioni shtetëror i Serbisë RTS.

Të shtënat ndodhën në një magazinë të braktisur afër fshatit Horgos, shkroi Associated Press sipas raportimeve të mediave serbe. Një numër i madh policësh u dërguan në vendngjarje. Policia ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare.

Raportimet për dhunë dhe përleshje me armë janë bërë të zakonshme pranë kufirit midis Serbisë dhe vendit anëtar të Bashkimit Evropian, Hungarisë. Mijëra emigrantë kanë ngritur kampe në zonë, duke kërkuar mënyra për të kaluar kontrabandë.

Qeveria e Hungarisë ka vendosur një gardh me tela në kufirin me Serbinë për të ndaluar fluksin. Megjithatë, bandat e kontrabandës së njerëzve janë shumuar në zonën kufitare, duke u përplasur shpesh për kontroll.

Policia serbe ka bastisur zonën kufitare në disa raste të ndodhura gjatë muajve të fundit. Më vonë ata raportuan se kanë grumbulluar qindra emigrantë, kanë arrestuar kontrabandistë njerëzish dhe kanë gjetur armë të ndryshme në zonën e pyllëzuar.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?