Foto ilustruese

Të shtëna me armë në Vaun e Dejës, 39-vjeçari qëllon drejt makinës së parkuar! Parandalohet konflikti

29 Shtator 2023, 12:20| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 12:22

  • Share

Pas dy ngjarjeve të njëpasnjëshme që kanë tronditur Shkodrën ditët e fundit, një tjetër rast që mund të kishte agravuar në një konflikt mes dy personave është parandaluar nga policia. Në pranga ka rënë një 39-vjeçar, i cili ka qëlluar me armë drejt një makine të parkuar. 

Mbrëmjen e djeshme, shërbime të Policisë Vau i Dejës kanë bërë të mundur parandalimin e një konflikti mes dy personave.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, u vu në pranga shtetasi A. L.,  39 vjeç, i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, në përdorim nga E. P. Në momentin e arrestimit, 39-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.  

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?