Foto nga vendngjarja

Të shtëna me armë në shkollën në SHBA, 3 të vdekur! Dëshmitarët: Sulmuesi ndaloi kur iu bllokua arma

24 Tetor 2022, 19:58| Përditesimi: 24 Tetor 2022, 23:08

  • Share

SHBA- 3 persona kanë mbetur të vdekur nga të shtënat ma armë në një shkollë të mesme të hënën në mëngjes në Misuri, ndërsa autori vdiq pas përplasjes me armë me forcat e rendit sipas njoftimit të policisë.

Të shtënat kanë ndodhur në Shkollën e Mesme Qendrore Vizuale dhe Arteve Performuese. FBI ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime.

Policia Metropolitane Sr. Louis tha se njoftimi për të shtëna erdhi rreth orës 9:10 të mëngjesit. Oficerët mbërritën në vendngjarje, ndërsa studentët po iknin nga ndërtesa. Disa dëshmitarë kanë deklaruar se sulmuesi ndaloi së qëlluari kur iu bllokua arma, raporton “The Independent”.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?