SHKODËR- Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në pedonalen e qytetit në lagjen "Vasil Shanto", ku mësohet se ka mbetur e plagosur një kalimtare e rastit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:30, ku si pasojë e të shtënave ka marrë një plumb në këmbë 35-vjeçarja, Liljana Jeremija e cila nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se "shënjestër" dyshihet të ketë qenë një makinë luksoze me targa gjermane e parkuar në pedonale, por nuk ka ende informacione se kush është pronari i saj. Duke qenë se në ato momente nuk ka pasur asnjë njeri, dyshohet se ka qenë një formë kërcënimi për pronarin e saj ende të paidentifikuar.
Report TV sjell video nga vendi i ngjarjes, e cila siç shihet në këto pamje bëhet fjalë për një zonë shumë të populluar në qytetin verior. Gazetari Ergys Kavaja bën me dije se janë marrë në pyetje persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes, teksa në orën në vijim pritet të bëhet sekuestrimi i kamerave të sigurisë të bizneseve përreth që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.
Në vendin e ngjarjes është gjendur një gëzhojë.
Atentati në Shkodër/ Policia jep informacionin zyrtar
"Shkoder/ Informacion Paraprak
Me datë 05.02.2020, rreth ores 22:40, ne lagjen "Vasil Shanto", Shkoder, në Pedonale, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja L. J. 35 vjeçe, banuese në fshatin Golem, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve
Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve", njofton policia.
Burime për Report Tv kanë bërë me dije si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur një kalimtare e rastit. Ajo është identifikuar si Liljana Jeremija, 35 vjeç nga Golem. Sipas policisë, Jeremija ishte nje kalimtare.
statistikat e bankes botrore na treguan qe edhe per disa vite ne shqiperi do ngelen me pak se 512 mij banore
PërgjigjuGoni! Edhe ne Amerike ndodhin gjera te tidha!
PërgjigjuShqiptar! Qeveria, politika nuk rrin me automatik ne cdo rruge apo rrugice. Qeveria nuk perzihet ne punen e organeve ekzekutuese. Qeveria krijon rrethanat e punes per keto institucione dhe keta i zbatojne. Policia nuk eshte e qeverise por e ligjit. Po e njejte eshte per organet e drejtesise gjykata dhe prokuroria. Ngjarje te tilla ndodhin kudo dhe do te ndodhin. THJESHT TE PUNOHET per parandalimin dhe ndershkimin
PërgjigjuO ju .... Qeverin
PërgjigjuKush ka hesape per te lare do i laj.kush ka bere gola do presi ti bejne gola.kush ka vrare do vritet nuk ka OFL KCK SPK qe i ndalon dot ketu jo e jo po as ne gjith boten.per te ardhur keq eshte qe viktima ngelen kalimtaret e pafajshem
PërgjigjuAs per kck nuk e rrujn fare po bejne atentat mes shkodres. Po si mer ministri brendshem.kaq pa fuqi qeke. Ju ka von perfund krimi tgjithve
PërgjigjuNe mes te qytetit... ku je OFLeshi
PërgjigjuGJENDJA duket jashte kontrollit,,,qeveria nuk e ka situaten nen kontroll,,,bandat bejne atentate ne mes te qytetit kur te duan,,,policia eshte shume e dobet dhe e pamotivuar ,,,zoti na ruajte se per edi ramen SHPL....
PërgjigjuPo pse jo a skan a pse
PërgjigjuVete e ka fajin, cfare do ajo qe sillet rrugeve ne 10.30 te darkes?
PërgjigjuKCK leshit eshte bo Shkodra si bagdad ku hapin zjarr mes turmave pa meshire.
Përgjigju