Foto ilustruese

Të shtëna në Greqi, dy shqiptarë gjuajnë me armë pas një sherri! Dhunohen nga pronarët e lokalit

16 Tetor 2023, 10:48| Përditesimi: 16 Tetor 2023, 10:52

  • Share

GREQI-Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para pas mesnate në një lokal nate në qytetin grek të Volosit, raporton media greke. Mësohet se pas një zënke mes një grupi klientësh dhe dy shqiptarëve, këta të fundit kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në ajër duke krijuar panik.

Dy shqiptarët kanë tentuar të largohen me vrap por janë ndjekur nga pronarët e lokaleve përreth, të cilët i kanë dhunuar.

Për pasojë një prej tyre ka përfunduar në spital nga plagët e marra, ndërsa policia ka sekuestruar një pistoletë që dyshohet se ishte në pronësi të një prej shqiptarëve.

Po ashtu janë shoqëruar tetë persona, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?