Të shtëna me armë në 2 shkolla në Brazil, 3 viktima dhe 11 të plagosur

26 Nëntor 2022, 11:25| Përditesimi: 26 Nëntor 2022, 11:23

  • Share

Të paktën 3 persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën të premten pasi një person i armatosur hapi zjarr në dy shkolla në shtetin brazilian të Espirito Santo.

CNN raporton se sulmet ndodhën në qytetin e vogël të Aracruz, 50 milje në veri të kryeqytetit, Vitoria.

Mediat e huaja, raportojnë se sulmuesi i dyshuar, i cili u pa në pamjet e sigurisë duke mbajtur një armë gjysmë automatike, i veshur me veshje ushtarake dhe një kapuç është arrestuar nga policia, raportojnë mediat e huaja.

Deri më tani nuk dihet identiteti i të dyshuarit, por mediat e huaja kanë raportuar se autori është një 16-vjeçar.

Guvernatori i Espirito Santo, Renato Casagrande, tha se sulmet ndodhën në shkollën Primo Bitti dhe në Qendrën Arsimore Praia de Coqueiral.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?