Të shtëna me armë dhe grushte, përplasen dy grupe rivale në Fushë-Kosovë

2 Shkurt 2023, 11:25| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 11:27

  • Share

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në Kosovë. Dy grupe të rinjsh janë përplasur me njëri tjetrin. Fillimisht ata janë zënë fizikisht mes njëri tjetrit derisa sherri ka agravuar deri në përdorimin e armës.

Mësohet se një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka mbetur i lënduar.

Në vendin e ngjarjes u gjet edhe arma e zjarrit dhe një gëzhojë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?