Të shtëna në Baltimore

Të shtëna masive në SHBA, 2 viktima e dhjetëra të plagosur

2 Korrik 2023, 13:27| Përditesimi: 2 Korrik 2023, 13:28

  • Share

Dy persona u vranë dhe 28 të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat masive në një festë në Baltimore të Shteteve të Bashkuara. Nëntë persona u transportuan në spitalet e zonës dhe tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.

Nuk ka asnjë informacion mbi të dyshuarit apo një motiv për momentin, por hetuesit "po punojnë në një skenë të gjerë krimi, thanë autoritetet.

Kryebashkiaku i Baltimores, Brandon Scott e përshkroi incidentin si një "akt të pamatur, frikacak që u ka kushtuar jetën dy njerëzve.

Mesazhi i tij për autorin ishte i thjeshtë: "Ne nuk do të ndalemi derisa të të gjejmë - dhe do të të gjejmë."

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 02/07/2023 14:28

    Toka e bekume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?