Pamje nga vendngjarja

Të shtëna armësh në një ish-sinagogë në Gjermani! Reagime të ashpra

19 Nëntor 2022, 12:17| Përditesimi: 19 Nëntor 2022, 12:19

  • Share

Ndaj kompleksit të ndërtesave të një ish-sinagoge në qytetin e Esenit pati të shtëna. Katër plumba goditën shtëpinë e dikurshme të rabinit, ku sot ndodhet Instituti për Historinë gjermano-hebraike, i cili merret me hulumtimin e historisë dhe kulturën e hebrenjve në vendet gjermanishtfolëse. Ndërtesa në fjalë është ngjitur me sinagogën e vjetër, e cila tani përdoret si ekspozitë dhe qendër kulturore dhe jo më si vend kulti. Prej goditjes u dëmtua një derë xhami. Dëme në njerëz nuk pati.

Ministri i Brendshëm i landit NRË, Herbert Reul, tha se kemi të bëjmë me një "sulm". Hetimet po kryhen nga organet e rendit përgjegjëse për luftimin e krimeve të motivuara politikisht, por ende është e paqartë nëse kjo vepër penale ka sfond politik.

Ambasadori izraelit: Kërcënim për gjithë shoqërinë

Ambasadori i Izraelit në Gjermani, Ron Prosor, e dënoi aktin. Të shtënat ndaj sinagogës së vjetër në Essen nuk kanë për qëllim vetëm komunitetin hebre në Gjermani, por janë një kërcënim për shoqërinë gjermane në tërësi. Ai tha se lufta kundër antisemitizmit duhet të jetë përparësi kryesore dhe të mos lihet pas dore.

Ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Buschmann, u shpreh i tmerruar nga ky sulm ndaj objekteve të jetës hebreje në Gjermani. "Antisemitizmi nuk duhet të ketë vend tek ne dhe ne e kemi për detyrë të mbrojmë jetën hebreje." - tha Buschmann.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?