Të shpallur në kërkim për drogë dhe vjedhje, arrestohen 2 persona në Tiranë (EMRAT)

8 Shkurt, 15:08| Përditesimi: 8 Shkurt, 15:14

  • Share

TIRANË- Dy persona të shpallur në kërkim për trafik droge dhe vjedhje janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit”.

Konkretisht në pranga kanë rënë:

Franko Gatali, 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar 2 vjet, 4 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";

Landi Qerimi, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprat penale "Vjedhja", mbetur ne tentativë, dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?