Kanabisi në fshatin Seltë

Të shpallur në kërkim nga policia për kultivim të qindra bimëve narkotike, arrestohen 2 persona në Elbasan (EMRAT)

10 Dhjetor 2023, 10:39| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 10:57

  • Share

ELBASAN- Dy persona të shpallur në kërkim për kultivimin e 250 bimëve narkotike në fshatin Seltë të njësisë administrative Zavalinë, janë arrestuar nga policia.

Në pranga kanë rënë Artur Malja, 36 vjeç, banues në Krujë dhe Flavio Dervishi, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata kishte caktuar për 2 të arrestuarit masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjithashtu, për këto raste, në kuadër të dy fazave më herët janë vënë në pranga 2 inspektorë pyjesh dhe  kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre, si edhe 2 shtetas të tjerë, për kultivimin e bimëve narkotike.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?