‘Të shkruajmë shqip’  faza 2 e konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe! 147 shkolla 9-vjeçare në garë, 9 më të mirat në fazën tjetër

26 Mars, 17:02| Përditesimi: 26 Mars, 17:06

  • Share

Këta janë nxënës të klasave të 9-ta të 3 prej shkollave publike e jopublike në Tiranë, të cilët iu nënshtruan fazës së dytë të konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe.

Vetë nxënësit tregojnë për Report Tv se ky konkurs ishte i nivelit mesatar, ndërsa thonë se mësuan shumë prej tij, sesi të përfshihen në debate apo të shprehen lirshëm.

“Ishte relativisht i lehtë, kishte dhe pyetje tendencioze, por shkolla jonë i kalojë shumë mirë edhe fazat e tjera ku kemi marrë pikët maksimale”.- tha një nxënës.

“Konkursi në fakt ishte i nivelit mesatarë dhe e vlerësoj si një konkurs shumë të mirë për rritjen e vlerave të Gjuhës Shqipe”.- u shpreh një nxënës.

“Mendoj se atje ku hasëm pak probleme ishin pyetjet e shpejtësisë, por në përgjithësi kanë qenë të thjeshta për ne”.- tha një tjetër.

Përgjegjësi i sektorit të monitorimit të kurrikulës dhe zhvillimit profesional pranë Zyrave Vendore Arsimore, Sulejman Keta thotë se në këtë fazë do të dalin 9 shkolla fituese, nxënësit e të cilave do të vijojnë me faza të tjera të konkurrimit.

“Ky konkurs zhvillohet me nismën e drejtpërdrejtë të Ministres së Arsimit dhe Sporteve zonjës Manastirliu. Sot kemi fazën e dytë të konkursit, ku do të bëhet konkurrimi në 36 qendra, në 147 shkolla ku do të dalin 9 shkolla fituese. Në një nënfazë që do të zhvillohet ditën e premte , nga këto 9 shkolla do të dalin 3 fitues dhe pastaj midis këtyre fituesve do të bëhet një konkurrim tjetër , dhe do të dal një shkollë fituese e cila do t’i përcillet Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës”- tha Keta.

Në këtë garë nxënësit e klasave tregojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre mbi Gjuhën Shqipe, sipas rubrikave të përcaktuara si në morfologji, sintaksë, kuiz, debat, etj.

“Qofshin ato të sintaksës apo morfologjisë, në rubrikën e dytë nxënësit duhet të sjellin një krijim të tyre në prozë ose në poezi. Në rubrikën tjetër është një nga rubrikat më të dashura për nxënësit, kuizi. Rubrika e debatit dhe e fundit është prezantimi i një projekti”.- tha Aleksandra Janaqi, mësuese.

Në fazën e parë të konkursit u përfshinë 11 mijë nxënës të klasave të nënta në të gjithë vendin. Konkursi këtë vit zhvillohet edhe si pjesë aktiviteteve të vitit të gjuhës shqipe.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?