Të shkatërrosh makinën për të luftuar stresin. Biznesi i ri fitimprurës po lulëzon në Hollandë (VIDEO)

25 Shkurt 2019, 09:42| Përditesimi: 25 Shkurt 2019, 09:46

  • Share

Të shkatërrosh makinën për të luftuar zemërimin: kjo është ideja ekstravagante e një kompanie holandeze që nga shumëkush vështirë të besohet se vërtetë largon stresin dhe inatin. Gjithsesi gjetja origjinale ka rezultuar e suksesshme.

Moralisht e dëmshme? E Dhunshme? Ndoshta. Por praktikimi i këtij lloj “sporti” është pak i kushtueshëm krahasuar me pasojat që do të kishte shfryrja e stresit dhe zemërimit diku tjeter…

Të gjithë ata që janë të interesuar për tu bërë pjesë e kësaj aventure, i’u mjafton të kontaktojnë me kompaninë, të shkojnë në vendin e caktuar dhe të pajisen me mjetet e nevojshme si çekiç, doreza dhe një kostum. I gjithë aktiviteti zgjat 90 minuta dhe ka një kosto që ndryshon sipas numrit makinave që do të shkatërrosh dhe tifozëve të pranishëm.
 

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?