Të rinjtë transformojnë këngën e famshme 'Banania': Karantinën mos e shkel sepse rrëshqet! (VIDEO)

14 Mars 2020, 21:13| Përditesimi: 14 Mars 2020, 21:38

  • Share

Situata e koronavirusit ka nevojë edhe për disa grimca humori dhe të rinjtë dinë ta bëjnë më mirë nga të gjithë.

Dy të rinj kanë sjellë këngën “Banania” të Dashnor Dikos duke e përshtatur me koronavirusin.

Ata kanë kënduar dhe performuar në të njëjtën kohë versionin e ri të këngës.

"Por kujdes nga korona, karantinën mos e shkel sepse rrëshqet", është një pjesë nga refreni i ri i këngës.

Kur shumica prej njerëzve janë të izoluar në shtëpitë e tyre, aftësia për të krijuar rritet.

Të rinjtë e zbutën pak situatën e panikut me disa grimca humori.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shpërndarë videon e të rinjve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?